Thenie

“Shiko lart drejt yjeve dhe jo poshtë drejt këmbëve të tua”. Thëniet më të bukura nga Stephen Hawking

“Kujtohu të shikosh lart drejt yjeve dhe jo poshtë drejt këmbëve të tua. Mundohu t’i japësh kuptim asaj që sheh dhe pyet se pse ekziston universi. Ji kurioz. Dhe sado e vështirë të duket jeta, ekziston gjithmonë diçka që mund ta bësh dhe ku mund të korrësh sukses. Ajo që ka rëndësi, është të mos heqësh dorë”.

“Armiku më i madh i dijes nuk është injoranca, por iluzioni i diturisë”.

“Njerëzit e qetë kanë mendjet më të zhurmshme”.

“Një nga rregullat më bazike të universit, është se asgjë nuk është perfekte. Perfeksioni thjesht nuk ekziston. Me mungesën e jo perfektes, as ti dhe as unë nuk mund të ekzistonim”.

“Inteligjenca është aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve”.

“Vetëm kur pritshmëritë reduktohen në zero, arrin ta vlerësosh gjithçka që ke”.

“Njerëzit nuk do të gjejnë kohë për ty, nëse ti je gjithë kohës me nerva, apo duke u ankuar”.

“Njerëzit që mburren për koeficientin e tyre të inteligjencës, janë dështakë”.

“Tashmë ne jemi të gjithë të lidhur me internetin, ashtu si neuronet në një tru gjigand”.

“Puna të jep kuptim dhe qëllim dhe jeta do të dukej shumë bosh pa të”.

“Femrat. Ato janë një mister total”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button