Nunc est Bibendum

Shkenca na servir një verë pa dhimbjen e kokës të së nesërmes

vera 1Alice Hutton

The Times

Frank Sinatra thoshte se i vinte keq për ata njerëz që nuk pinin sepse “si ngrihesh në mëngjes, ashtu do të ndjehesh gjatë gjithë ditës”.

Megjithatë, çekiçët mbi kokë dhe ndjesia e të përzjerit, pas një nate “që të ka shtrirë barkaz”, shpejt mund t’i përkasin së kaluarës. Një verë pa efekt hangover duket tej në horizont, pasi shkencëtarët kanë zbuluar, një maja mutante të ndërtuar gjenetikisht, që mund të zvogëlojë ndjenjën e tmerrshme të mëngjesit të së nesërmes. Zbulimi do t’i shkonte për shtat edhe dietistëve, sepse sipas kërkuesve shkencorë të Universitetit të Illinois-it, do të rriste benefitet shëndetësore të alkoolit.

Yong-Su Jin ka qënë pjesë e grupit që zhvilloi teknikën e ndarjes së ADN-së me një “thikë gjenome”, për të modifikuar majanë, saktësisht, në soje të caktuara. Kjo i lejoi studiuesit të klonojnë një enzimë që e bën verën më të butë, duke pakësuar kështu efektin hangover që shkaktojnë toksinat e fermenteve të këqija. Profesor Jin thotë: Vera përmban një përbërës shumë të dobishëm për shëndetin, resveratrolin. Me anë të majave që kemi modifikuar, mund të rrisim deri në dhjetë herë sasinë e resveratrolit të pranishëm në një verë të caktuar’’. Ai thekson se rëndësia e thikës së gjenomës është një instrument që mundëson inxhinierinë gjenetike të realizojë këto mutacione ekstremisht të sakta.

Profesori më tej shton: Shkencëtarët duhet të krijojnë mutacione të projektuara për të përcaktuar funksionin e gjeneve të caktuara. E zëmë se kemi një maja që prodhon një verë me shije të mirë dhe duam të dimë pse. Fshijmë një gjen, më pas një tjetër, derisa shija dalluese të jetë zhdukur, kështu ne e dimë se kemi izoluar gjenin përgjegjës për atë karakteristikë”.

Teknologjia e re bën që edhe organizmat e modifikuar gjenetikisht, të ngrenë më pak diskutime. Profesor Jin thotë: “Në të kaluarën, shkencëtarët ishin të detyruar të përdornin shënues antibiotik për të evidentuar se ku gjendeshin ndryshimet gjenetike në një organizëm. Shumë persona asokohe kundërshtuan përdorimin e tyre në ushqime për shkak të rrezikut të zhvillimit të ndonjë rezistence antibiotike. Me anë të thikës së gjenomës, ne tani mund ta presim gjenomën shumë saktësisht dhe në mënyrë efikase, pa qënë nevoja të përdoren shënues antibiotik për të konfirmuar një ndodhi gjenetike”.

Kërkimi është publikuar në revistën Mikrobiologjia e aplikuar dhe mjedisore.

a.q./www.bota.al

vera

Leave a Reply

Back to top button