Your Life

Shkenca sugjeron të bëni këto 8 gjëra, për të qenë të lumtur

Babai i Psikologjisë Pozitive Martin Selingman ka hedhur teorinë që, ndërsa 60 për qind e lumturisë përcaktohet nga gjenet tona dhe mjedisi, pjesa e mbetur prej 40 për qind varet nga vetë ne. Formula gjithashtu tërhoqi një tjetër psikolog të famshëm, Philip Zimbardo, i cili e përdori atë në librin “Paradoksi i kohës”. Dhe të dy pajtohen që, edhe pse për t’u kthyer në kohë dhe rilindur është gjë e pamundur, mun të punosh me 40 përqindëshin e mbetur. Si? Shkenca sugjeron të paktën 8 rrugë…

  1. KALONI TE PAKTEN 20 MINUTA NE NATYRE. Sipas një sërë studimesh të publikuara në 2010 nga Gazeta e Psikologjisë Mjedisore, jo vetëm që ndihmon në ruajtjen e një humori më të mirë, por edhe përmirëson kujtesën. Ato që bëjnë mirë janë sidomos rrezet e diellit, madje edhe në një ditë me re dhe ajri i pastër.
  2. ANGAZHOHUNI PER TE QENE TE LUMTUR. Dy studime të botuara nga Revista e Psikologjisë Pozitive kanë konfirmuar se kur njerëzit kërkojnë të jenë të lumtur, ata përmirësojnë gjendjen e tyre duke u ndier më të lumtur në fund, sesa kur nuk e bëjnë këtë gjë. Në një nga dy studimet, pjesëmarrësit dëgjonin një gamë muzike të gëzueshme gjatë dy javëve: atyre që u kërkohej të përqendroheshin në lumturinë e tyre, kishin një përmirësim të humorit, krahasuar me ata të cilëve u ish kërkuar që vetëm të përqëndroheshin tek muzika.
  3. ZBULONI PIKAT TUAJA TE FORTA DHE ANGAZHOHUNI PER T’iPERDORUR. Libri “Avantazhi i Lumturisë” nga Shaun Akchor, psikolog i Harvardit, flet për një eksperiment mbi 577 vullnetarë, të ftuar për të zgjedhur një nga pikat e forta dhe për ta përdorur atë në një mënyrë të re, çdo ditë, për një javë. Rezultati ishte që në fund ata ndiheshin shumë më të lumtur dhe më pak të depresuar sesa grupi i kontrollit. Nuk është kjo e gjitha: përfitimet e këtij modus vivendi zgjatën edhe pas përfundimit të eksperimentit: niveli i tyre i lumturisë mbeti i tillë për një muaj të tërë.
  4. BENI USHTRIME RREGULLISHT. Ushtrimi fizik në përgjithësi liron endorfinat në tru, të cilat përmirësojnë tonin e humorit. Nëse stërvitja është e rregullt, gjendja pozitive e humorit shtrihet edhe në ditët kur nuk stërviteni. Kjo konfirmohet nga një studim i Universitetit të Bristol-it, sipas të cilit “në ditët e stërvitjes, humori i njerëzve përmirësohet në mënyrë domethënëse, dhe mbetet i njëjtë në ditët pasuese të pushimit. Me përjashtim të ndjenjës së qetësisë që humbet pak më pas”.
  5. JEPINI NJE KUPTIM JETES. Studiuesit në Universitetin Tohoku në Japoni kanë kryer një studim shtatëvjeçar mbi rreth 43.000 të rritur në moshën 40 deri 79 vjeç, duke i pyetur nëse ata kishin ikigai (një term japonez që do të thotë “kuptimin e jetës”) dhe pastaj monitoruan gjendjen e shëndetit. 95 për qind e të anketuarve që raportuan se i kishin dhënë kuptim jetës së tyre, ishin gjallë shtatë vjet pas studimit fillestar, kundrejt gati 83 për qind të atyre që nuk kishin raportuar ndonjë arsye të mirë për të jetuar. Mungesa e ikigait, sipas studiuesve, ishte veçanërisht e lidhur me vdekjen për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.
  6. KALONI KOHE ME NJEREZ TE LUMTUR… OSE MIQTE E TYRE. Sipas një studimi të botuar në Statistikat në Mjekësi, lumturia është ngjitëse. Studiuesit kanë zbuluar se kur një person bëhet i lumtur, një mik i cili jeton pranë tij ka një shans prej 25 përqind për t’u bërë edhe ai. Bashkëshorti i personit të lumtur ka një shans më të madh për lumturi me 8 për qind, dhe fqinjët kanë një probabilitet prej 34 për qind. Por ka edhe më shumë: studiuesit kanë bërë një rishikim të studimeve të tjera të mëparshme, duke zbuluar se disa marrëdhënie janë më të ndikuara nga lumturia, në përputhje me një teori të quajtur “teoria e infektimit social” ose “tre shkallë ndikim”: Kur një person është i lumtur, efekti mund të përhapet në tre shkallë, tek miqtë e shokëve.
  7. KULTIVONI MARREDHENIE TE FORTA SOCIALE. Nëse keni disa miq intimë, një familje të madhe dhe të dashur, ose lidhje të forta me komunitetin, jeni më të lumtur. Ndër studimet e shumta që konfirmojnë këtë, ekziston një nga psikologu Shaun Achor i cili është kryer nga 1,600 studentë të Harvardit të cilët kanë treguar se mbështetja sociale është një shkak për lumturinë dhe përfshihet tek faktorët si të ardhurat e familjes, rezultatet e universitetit, mosha, gjinia ose përkatësia etnike.
  8. KUJDESUNI PER TE TJERET. Personat që kalojnë kohë çdo muaj për të ndihmuar të tjerët janë më të lumtur. Një studim i doktoreshës Suzanne Richards e Universitetit të Exeter në Mbretërinë e Bashkuar, ka ekzaminuar 40 studime të 20 viteve të fundit mbi lidhjen mes ndihmës vullnetre dhe shëndetit dhe ka konkluduar se puna vullnetare është më pak e lidhur me raste depresioni, më shumë mirëqenie dhe një reduktim prej 22 përqind të rrezikut të vdekjes. / Focus – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button