Shkence

Shkrirja e akullit që po ndryshon gravitetin e Tokës

Screen Shot 2015-02-24 at 1.47.58 PMAkullnajat e Antarktidës perëndimore janë tkurrur kaq shumë, sa që kjo ndikon në gravitetin e Tokës, sipas studimeve të reja të të dhënave që ka nxjerrë Agjencia Evropiane e Hapësirës (GOCE). Në 2009-2012, sateliti i GOCE studioi “Gjeode-n”e Tokës, ose fushën e gravitetit, e cila ndryshon pasi ndikohet nga malet, kanalet në thellësi të deteve etj. Tani, matjet e GOCE tregojnë se, aq shumë miliarda ton akull janë zhdukur nga fletët e akullit të Antartikës Perëndimore, sa që graviteti në rajon është bërë më i dobët. Për më tepër, të dhënat nga një tjetër satelit ESA tregojnë se shpejtësia me të cilën shtresa e akullit po zhduket është trefishuar nga 2009 deri 2012. Nëse shtresat e akullit të Antarktidës Perëndimore zhduken krejt, kjo mund të sjellë rritje të oqeaneve me më shumë se tre metra.

Leave a Reply

Back to top button