Sport

Shorti i gjysmëfinaleve të Champions, çfarë duhet të dini

Shorti i gjysmëfinaleve do të hidhet sot në zyrat qendrore të UEFA-s në Zvicër, në orën 12.00.

Roma eleminoni në mënyrë sensacionale Barcelonën në stadiumin Olimpico me rezultatin 3-0.

Liverpuli eleminoi Manchester City 3-0 në shtëpi dhe ia doli t’i mundë 2-1 jashtë fushe.

Bajerni i Mynihut u kualifikua pa shumë zhurmë pasi mundi Seviljen 1-2 në Spanjë dhe barazoi në shtëpi.

Ndeshja me më shumë polemika ishte ajo mes Realit dhe Juventusit. Madrilenët kishin fituar ndeshjen e parë 3-0 në Torino, dhe po humbnin 3-0 në shtëpinë e tyre, deri 19 sekonda nga fundi, kur arbitri Majkëll Oliver u akordoi një penallti të dyshimtë.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen të martën më 24 prill dhe të mërkurën 25 prill ndërsa ndeshjet e kthimit në 1 dhe 2 maj. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button