Thenie

Shprehje të thella të Alber Kamysë. Për të mos i humbur …

Çfarë është lumturia, përveçse harmonia e thjeshtë mes njeriut dhe jetës që njeriu bën.

Që të jemi të lumtur, nuk duhet ta vrasim shumë mendjen për të tjetër.

Më mirë preferoj ta jetoj jetën time sikur të ketë një Zot dhe të vdes duke zbuluar që nuk ka, se sa të jetoj sikur nuk ka Zot, dhe më pas të zbuloj se në të vërtetë ai ekziston.

Askush nuk e kupton që disa njerëz harxhojnë energji të jashtëzakonshme thjesht për të qenë normalë.

Perënditë e kishin dënuar Sizifin që të ngjiste papushim një gur në majë të malit, ku më pas guri do të binte poshtë, prej peshës së tij. Jo më kot, ata kishin menduar se nuk ka ndëshkim më të frikshëm, se sa puna e kotë dhe e pashpresë.

Estë një lloj snobizmi spiritual, që i bën njerëzit të mendojnë se mund të jenë të lumtur, pa patur para.

Asgjë nuk është më e neveritshme, se sa respekti prej frikës.

Absurdi është koncepti thelbësor dhe e vërteta e parë.

Një media e lirë, sigurisht, mund të jetë e mirë ose e keqe. Por pa liri, është e sigurtë që do të jetë vetëm e keqe.

Fisnikëria e vërtetë bazohet mbi përçmimin, kurajën dhe indiferencën e thellë.

Në çdo qoshe rruge, ndjesia e absurditetit mund t’i përplaset njeriut në fytyrë.

Praktikisht, në shtresën më të fundme të jetës, që na josh të gjithëve, ka vetëm absurditet. Dhe ndoshta kjo na e jep gëzimin e jetës, sepse e vetmja gjë që mund ta mposhtë absurditetin, është kthjelltësia.

Eshtë e domosdoshme të biesh në dashuri… qoftë edhe për të patur një alibi, për të gjithë dëshpërimin që do e ndjesh gjithësesi.

Njeriu është e vetmja krijesë që refuzon të jetë ajo që është.

Gjithmonë i gënjejmë dy herë njerëzit që dashurojmë – një herë në avantazhin e tyre, një herë në disavantazhin e tyre.

Integriteti nuk ka nevojë për rregulla! / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button