Sport

Shqipëria, befasia e Euro 2016

AlbFitorja e Kombëtares shqiptare ndaj Portugalisë është vlerësuar si befasia e xhiros së parë të eliminatoreve për Euro 2016 nga UEFA. Triumfi i Kombëtares shqiptare në Aveiro përballë Portugalisë (0:1) ka bërë bujë në të gjithë mediat botëror. Kurse, në përmbledhjen e javës së parë të kualifikimeve për Euro 2016, faqja zyrtare UEFA-së e ka vendosur të parën në listën e surprizave ekipin e drejtuar nga Gianni De Biasi, duke mos kursyer elozhet për të.
Në artikullin “Pick of the week”, Shqipëria konsiderohet si skuadra e javës, e argumentuar kjo me suksesin e papritur, ndaj një skuadre si Portugalia, për më tepër në fushën e kësaj të fundit. “Edhe pse në mungesë të Cristiano Ronaldos, pak mendonin se Portugalia do kishte hasur shumë probleme përballë Shqipërisë. Miqtë, nga ana tjetër, arritën të shënonin një gol të bukur me anë të Bekim Balajt në minutën e 52-të, duke siguruar një fitore sensacionale”, shkruan në artikullin e UEFA-s. Për të vijuar më tej me panoramën e javës futbollistike, teksa “lojtari i javës” është përzgjedhur Danny Welbeck i Anglisë, nuk ka mbetur pa u vlerësuare dhe katër-golëshi i Robert Levandovskit për Poloninë.

Leave a Reply

Back to top button