Sport

“Shqiptarët duan të shkojnë deri në Hënë me biçikletë!” / De Biasi në 360°, për “World Soccer”: Varfëria, kualifikimi, Rey Manaj, e ardhmja

Eshtë e rëndësishme të ndryshohet mentaliteti i njerëzve – gazetarëve, futbollistëve – sepse vetëm kërkojnë, kërkojnë, kërkojnë. Ata duan të shkojnë deri në Hënë me biçikletë! Ky është problemi i madh. Për mua, kjo situatë është normale; është njësoj si me futbollin e klubeve. Kur ndodhesha në Torino, në Serinë B, ata po kalonin një krizë financiare. Në fillim të sezonit, presidenti më thoshte: “Mesi i tabelës është shumë mirë këtë vit”. Kur ne kishim ecuri të mirë, ai më thoshte: “Duhet të ecim edhe më mirë, ose do të vdesim”. Ky është mentaliteti i futbollit. Sot, shqiptarët presin që të kualifikohemi në grup, mbase edhe të shkojmë në finale

Screen Shot 2016-05-30 at 11.08.46Kanë kaluar pothuaj pesë vite që kur morët drejtimin e kombëtares së Shqipërisë. Tani keni hyrë në Euro 2016 dhe jeni një hero. A e prisnit këtë gjë?

E shpresoja, por nuk është normale që një vend i vogël si Shqipëria të shkojë në finalet e një Kampionati Europian. Kur erdha këtu, takova një grup lojtarësh në moshë të madhe dhe ishte e domosdoshme që të bëheshin shumë ndryshime. Ishte një situatë problematike. Në dy vitet e parë, eksperimentova me shumë lojtarë. Bëra shumë udhëtime për të takuar lojtarët dhe të kuptoja se çfarë mendonin ata për ekipin kombëtar. Ishte një punë shumë e vështirë. Janë vetëm dy futbollistë, të cilët …

[real3dflipbook id=”1154″]

 

Leave a Reply

Back to top button