Sport

Shtyhet rinovimi, Dybalas sqaron situatën tek Juve

Sulmuesi i Juvenusit, Paulo Dybala, ka thënë se për të nënshkruar kontratën e re duhet të pritet edhe pak. Kampionët e Serie A e morën Dybalan nga Palermo në vitin 2015 dhe që atëherë djaloshi argjentinas është kthyer në lojtarin kryesor. Juventus shpresonte të vazhdonte me lojtarin, por për këtë bërë këtë duhet të pritet, pasia agjenti i lojtarit është kthyer në vendlindje.

“Agjenti im është kthyer në Argjentinë, për ditëlindjen e djalit”. “Kjo do të thotë se duhet të presim edhe pak, por jemi optimist dhe rinovimi do të vije”. “Nuk varet vetëm prej asaj se çfarë dua unë, por duhet të dëgjojmë edhe çfarë thotë Juventusi”. Kontrata e Dybalas  skadon në vitin 2020. Këtë vit ai ka qenë lojtarë kyç ku ka shënuar 12 gola në 28 ndeshje. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button