Sport

Shuhet “Herkuli i Vogël”

Bota e peshëngritjes është në zi për shkak të humbjes së njërit prej miteve më të mëdhenj, atë turk, Naim Suleymanoglu. Ai u shua në një spital të Stambollit në moshën 50 vjeçare pas problemeve hepatike që iu shfaqën këtë shtator. Suleymanoglu hyri në histori me nofkën si “ Herkuli i vogël” për shkak të shtatshkurtësisë prej 1.47 metrash që kombinonte forcën dhe fuqinë, të cilat e çuan drejt trofeve të medaljeve të arit në tri lojërat olimpike, Seul 88, Barcelonë 92 dhe Atlanta 96. Fitore këto që e shndërruan në hero në vendin e tij të adoptuar, në Turqi, por i lindur në Bullgari në një familje me paraardhës turq. Priti 2 vjet në 1986 para suksesit të tij të parë për të marrë pasaportën turke. Ai u bë kampioni i parë olimpik turk në një disiplinë që nuk ishte ngritja e lirë.

Suleymanoglu u diagnostikua me karcinomë hepatocelulare që e çuan në repartin e kujdesit intensiv në spitalin Ataşehir Memorial, ku humbi jetën këtë të shtunë si pasojë e komplikacioneve të kirurgjisë së urgjencës që ndodhën në 11 nëntor.  Lindi në 23 janar të 1967 në Bullgari me mbiemrin Suleimanov që më vonë e ktheu në Suleymanoglu. Ishte 15 vjeç kur theu rekordin e parë botëror dhe më pas në 1984, 1985, 1986 dhe u zgjodh si peshëngritësi i vitit. Bashkë me tre medaljet olimike ishte 8 herë kampion bote dhe theu 46 rekorde universale. Arriti të ngrinte tre herë peshën e tij trupore, peshonte 60 kilogramë, për të vendosur rekordin prej 200 kilogramësh. Në kulmin e popullaritetit të tij në vitin 1988 shfaqet në kryefaqen e “Time”. / Burimi: Mundodeportivo – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button