Zodiak Ditor

Si do jetë e enjtja juaj? Horoskopi i datës 7 shkurt 2018

Dashi

Gjatë kësaj dite do gjeni zgjidhje edhe për disa gjëra që ju kishin bllokuar së fundmi. Që nga pasditja gjërat do fillojnë të ndryshojnë. Jeta juaj në çift do jetë shumë e bukur. Do përkujdeseni edhe për detajet më të vogla dhe do e bëni tjetrin të dashurohet edhe njëherë marrëzisht pas jush. Nëse jeni beqarë nuk duhet të refuzoni asnjë ftesë sepse asnjëherë nuk i dihet kur është takimi i duhur. Në punë do lodheni shumë nga gjithë gjërat që keni për të bërë megjithatë nuk do dorëzoheni asnjë moment. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni paksa rripin e shpenzimeve që të mos keni probleme më pas.

Demi

Marsi do ua bëjë jetën të vështirë sot. Do keni ide të mira, por nuk do i vini dot në praktikë. Nëse keni një lidhje do vuani tej mase sepse partneri do ju lërë gjithë kohës pas dore. Flisni me të sa më parë dhe sqarojini gjërat si duhet. Më mirë të jeni të qartë sesa të brengoseni duke mos ditur një përgjigje. Sipas Dritare.net, ju beqarët do dilni nëpër takime, por personat që do ju ftojnë nuk do ju pëlqejnë në shumë aspekte. Në punë do doni të bëni shumë gjëra njëherësh dhe në fakt nuk do bëni të saktë asgjë. Sektori i financave do mbetet delikat dhe i trazuar. E gjithë kjo nga mungesa juaj e seriozitetit.

Binjakët

Ditë jo shumë e keqe, por as me ndonjë emocion të madh do jetë kjo e sotmja. Nëse keni një lidhje do bëheni shpesh nostalgjike dhe do doni të qëndroni më shumë kohë pranë atij që dashuroni. Fakti që ai do jetë i zënë dhe nuk do ketë kohë të mjaftueshme do ju mërzitë. Ju beqarët do filloni histori dashurie pasionante të cilat do iu mbushin me frymë. Në punë nuk do shkoni shumë mirë me kolegët dhe ata mundet t’iu pengojnë paksa për të arritur shpejt atë që dëshironi. Gjendja e të ardhurave do mbetet e mirë në çdo moment prandaj mund të blini edhe disa dhurata për të afërmit.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do ndikoheni mjaft nga opinioni i të tjerëve dhe shumë gjëra nuk do i bëni për shkak të tyre. Në fakt yjet sugjerojnë të jetoni për veten tuaj dhe jo për të tjerët. Nëse jeni në një lidhje duhet të reflektoni disa here para se t’i thoni diçka partnerit tuaj në mënyrë që të mos keni keqkuptimin më të vogël. Dëgjoni më shumë zemrën. Ju beqarët do e kërkoni dashurinë në çdo vend që do shkoni, por nuk do mundni dot ta gjeni. Në punë herë pas here nuk do dini nga t’ia filloni për shkak të shumë detyrave që do iu jepen. Gjithsesi jo vetëm që do ja dilni, por tek ju do mbështetet edhe kolegët. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe kështu që do jeni më të qetë.

Luani

Sot çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri dhe do gjeni gjithmonë fjalët e duhura për të dalë nga ndonjë situatë delikate. Ju të dashuruarit do jeni te përkëdhelurit e yjeve dhe emocionet do jenë të shumta. Çdo sekondë do jetë emocionuese në maksimum. Në mbrëmje nuk do mungojnë as surprizat nga të dyja palët. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta kërkoni me ngulm dashurinë dhe kurrsesi nuk duhet të bëni sakrifica. Më mirë lërjani çdo gjë kohës. Në punë duhet të përgatiteni edhe për kundërshtim të ideve nga shefat, megjithatë nuk duhet të dorëzoheni menjëherë. Në planin financiar do jeni të vendosur të gjeni zgjidhjet për problemet që keni pasur.

Virgjëresha

Sot nuk keni pse të sforcoheni për asgjë pasi gjithçka do ju shkojë më së miri. Nëse jeni në një lidhje do keni për të kaluar një ditë të bukur dhe të veçantë. Do ndiheni përherë mirë pranë partnerit dhe nuk do doni të ndryshoni asgjë. Nëse jeni beqarë, duhet t’ia shprehin ndjenjat atij që pëlqeni nëse doni ta bëni për vete. Sektorit profesional mirë është t’i kushtoni edhe më shumë vëmendje. Tregohuni edhe pak më të organizuar dhe bëni plane para se të hidhni hapa. Gjendja e financave do mbetet e trazuar edhe për disa kohë, prandaj vazhdoni të shpenzoni me kujdes dhe maturi që të mos keni probleme.

Peshorja

Sot nuk është dita ideale për t’u kuptuar mirë me të tjerët. Mund të keni edhe debate, ashti sikundër do keni edhe momente meditimi. Ju të dashuruarve do ju ndryshojë shumë shpejt humori, prandaj gjërat mund të mos iu ecin ashtu si kishit ëndërruar. Në disa momente do debatoni ashpër me partnerin. Nëse jeni beqarë do keni veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shume sesa aq. Gjithsesi nëse tregoheni të zgjuar mundet edhe të kënaqeni me to. Në punë mendonit të përfundonit çdo gjë sot, por do kuptoni se disa kolegë ua kanë punuar prapa krahëve dhe ju kanë prishur shumë gjëra. Gjendja e financave do vazhdojë të mbetet delikate edhe për disa kohë.

Akrepi

Do ju mungojë pragmatizmi gjatë kësaj dite dhe humori do ju ndryshojë gjithë kohës. Nëse keni një lidhje gjërat nuk do ju ecin si duhet. Do kapeni edhe për gjërat më elementare me partnerin dhe do thoni fjalë të pamenduara. Pasditja do jetë më e nxehta nga të gjitha. Ju beqarët nuk do kënaqeni me njohjet që do realizoni dhe nuk do ndiheni gati për të hedhur hapa. Në punë do ju duket sikur do ju kërkohet më shumë se të tjerëve dhe mundet edhe te debatoni me eprorët. Bëni kujdes sepse atyre nuk mund t’iu thuhen gjëra të tepruara. Financat do jenë po aq sa kanë qenë edhe dje.

Shigjetari

Falë Diellit dhe Plutonit sot do arrini të bëni diferencën mes gjërave të kota dhe atyre që kanë rëndësi me të vërtetë. Nëse jeni në një lidhje do e afroni edhe më shumë pas vetes partnerit sepse do e kuptoni që nuk bëni dot as një minutë pa të. Mes jush do ketë edhe momente romantike e sensualë që do e bëjnë zemrën të rrahë shumë fort. Ju beqarët do e keni paksa të vështirë t’i shprehni ndjenjat dhe as sot nuk do arrini të filloni lidhje. Sipas Dritare.net, në punë nuk do jeni shumë të motivuar, por nuk do dorëzoheni asnjë moment. Financat do kenë disa përmirësime të vogla.

Bricjapi

Ka rrezik të mos i pranoni aftësitë që keni sot dhe mundet ta nënvlerësoni veten. Dielli dhe Saturni do jenë planetët me negativë. Nëse keni një lidhje do keni vetën debate pafund me partnerin. Asgjë nuk do funksionojë mirë dhe gjërat nuk do stabilizohen edhe pse do i pranoni fajet tuaja. Ju beqarët besojuni miqve tuaj më të mirë sepse ata do ju prezantojnë me persona vërtet interesantë. Në punë priten probleme. Mundet të vendosni edhe të ikni nga atje ku jeni për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta. Dijeni se më mirë se atje nuk keni për të gjetur. Financat do i përkeqësoni vete duke shpenzuar pambarimisht.

Ujori

Urani dhe Jupiteri do ju bëjnë të pandalshëm gjatë kësaj dite dhe do viheni më në veprim. Nëse keni një lidhje, pak nga pak do arrini ta bindni partnerin për t’ua plotësuar një dëshirë të madhe. Pas mesditës emocionet do shtohen më tepër. Ju beqarët nuk do keni turp dhe mund të bëni edhe vetë deklarata dashurie. Gjëra të paimagjinueshme do ju ndodhin gjatë kësaj dite. Në punë ka mundësi t’iu kërkohet të ndërroni pozicion. Fillimisht nuk do ju pëlqejë, por keni për ta parë që do jeni më mirë atje. Financat do përmirësohen edhe më shumë nga sa mund ta kishit planifikuar.

Peshqit

Hëna dhe Jupiteri do kundërshtojë njëri-tjetrin sot dhe do ndiheni të trazuar e në ankth. Nëse keni një lidhje nuk do ju ndodhë ndonjë gjë ë jashtëzakonshme. Përfitoni nga qetësia që do mbizotërojë për të karikuar bateritë dhe për ta bërë të nesërmen më të mirë. Ju beqarët do merrni goxha ftesa dhe do ju tejçohen mesazhe, megjithatë mirë është të prisni pak kohë para se të hidhni hapa. Reflektimi do ju bëjë shumë mirë. Në punë nuk do dorëzoheni përballë vështirësive që do ju dalin e madje do keni kurajë të provoni edhe gjëra të reja. Paratë do mbeten në gjendjen që kanë qenë. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button