Zodiak Ditor

Si do të jetë e DIELA juaj? Mësojeni nga Horoskopi sot, 27 tetor 2019

DASHI

Sot do të ndiheni tamam në formë. Sa keq që këmbët tuaja janë duke protestuar pak, arsyeja? Ndoshta këpucë të reja. Sot është dita për të shpenzuar një pjesë nga paratë tuaja.

DEMI

Gjithmonë ekziston dikush i gatshëm për t’ju gjykuar dhe t’ju bëjë të vëreni të metat tuaja. Mos u shqetësoni për këtë, është thjesht zili, kështu që ecni me kokën lart dhe besojuni njerëzve të cilëve u keni besuar gjithmonë.

BINJAKET

Një dashuri e re mund të shqetësonte ekuilibrin tuaj. Nëse nuk dëshironi që zakonet tuaja të kthehen përmbys, flisni për të para se të jetë vonë.

GAFORRJA

Kush është në një çift mund të ndërmarrë këto ditë një hap të rëndësishëm, bashkëjetesë ose martesë? Zgjedhja është e juaja. Sot është dita e duhur për të reflektuar!

LUANI

Nëse ekziston dikush që nuk e duroni dot, përpiquni që të mos e shfaqni dukshëm frustrimin tuaj. Ndoshta në të ardhmen mund të jetë person i dobishëm. Bëhuni ekuilibristët që jeni zakonisht.

VIRGJERESHA

Familja sot është në qendër të mendimeve tuaja. Ka kaq shumë gëzime, por edhe disa shqetësime të vogla për t’u adresuar. Mos u pushtoni nga ankthi!

PESHORJA

Pak ftohje dhe pak dhembje ju kanë prekur edhe ju këto kohë. Por është normale, me të gjitha puthjet dhe përqafimet që ju pëlqen t’i shpërndani. Puna ju ka sjellë një farë mërzie.

AKREPI

Pas punës, edhe nëse jeni të lodhur, pranoni një ftesë: mund të ishte një surprizë e këndshme dhe e papritur. Eshtë e rëndësishme, natyrisht, të mos e frenoni veten tuaj.

SHIGJETARI

Ju nuk është se jeni dembelë, por në vend të një shëtitje në natyrë ju preferoni të qëndroni në shtëpi, të përkëdhelur nga familja juaj. Sot është më mirë ta merrni lehtë.

BRICJAPI

Përdorni mirë këshillat që do t’ju japin, ato do të jenë të dobishme për të gjetur frymëzim të ri dhe të mos “mbërtheheni” në rutinë. Dëgjoni përpara se të flisni.

UJORI

Dëshira juaj për liri ndonjëherë rezulton të jetë më se e tepërt sepse ju izolon nga gjithçka. Bëjeni nëse jeni beqarë, por jo në çifte. Partneri juaj mund të jetë mërzitur.

PESHQIT

Luaj kartën e “qenit të rrahur” për t’ju bërë që t’jua falin ndonjë mungesë vëmendje që keni shfaqur. Por kjo nuk duhet të bëhet zakon. Sot është më mirë të qëndroni dhjetëra hapa prapa. / meb.al

 

Leave a Reply

Back to top button