Zodiak Ditor

Si do të jetë e enjtja juaj? Lexoni HOROSKOPIN për sot, 31 tetor 2019

Mësoni si do të jetë dita e fundit e tetorit për ju…

DASHI

Qëndroni të bashkuar në këtë ditë, veçanërisht me njerëzit që ju doni më shumë. Ekziston një shans i mirë që diçka e re të ndodhë. Sot mund të sqaroni gjërat me dikë që kthehet në jetën tuaj: ka mundësi të mira për të arritur në konkluzione …

DEMI

Nëse besoni se gjithmonë ekziston një arsye për atë që ndodh, sot do të duhet ta besoni më shumë këtë gjë. Ju nuk mund të lejoni që gjithçka të ndodhë pa ndikimin tuaj. Ditë në lëvizje, për të kaluar me miqtë tuaj më të afërt, por kini kujdes që të mos e teproni me ushqimin.

BINJAKET

Mundohuni të mos e stresoni shumë partnerin me kërkesa ose sqarime të tepërta. Lëreni të marrë frymë më shumë. Një telefonatë mund të presë për shkak. Ju keni dy zgjedhje: kuptoni se çfarë ndodhi ose ktheni faqen. Zgjidhni sa më shpejt.

GAFORRJA

Çojeni përpara këtë ditë, ju jeni magjistarë në këtë drejtim. Ju sigurisht që nuk do të zhgënjeheni nga ato që keni mundësi të arrini. Një situatë e vështirë që është krijuar zgjidhet vetëm nëse përballeni me kurajo. Kujdes nga ata që janë përreth jush.

LUANI

Një person i dashur për ju ka zhgënjyer kohët e fundit, me sjellje shumë të nxituara. Bëni që ta kuptojë, për të mirën e vet. Do të kuptoni që koha kalon dhe zbut gjithçka: disa mërzi të vjetra zbehen me kohën. Ndoshta është koha për të bërë paqe.

VIRGJERESHA

Ju i keni qëllimet tuaja shumë të qarta. Mos lejoni që të infektoheni nga ndikimet e jashtme, ato mund të jenë të rrezikshme. Mundohuni të kuptoni se rreth jush vërtitet një person, që mund t’ju bëjë së shpejti si viktimë dhe pre: mos bini brenda…

PESHORJA

Në punë askush nuk dëshiron të bëjë shumë presion mbi ju, por herë pas here keni tendencën të ngadalësoni dhe shtyni gjërat. Në planin afatgjatë kjo nuk do të jetë pozitive. Fshini disa miqësi në mediat tuaja të preferuara sociale, që i frekuentoni: mbani mend që nuk është sasia që ka peshë, por cilësia.

AKREPI

Fatkeqësisht, shpesh lejoni që e përditshmja t’ju vërë përfund, pa gjetur rrugëdalje. Ju duhet të merrni në dorë situatën dhe të thoni mjaft. Humor shumë i mirë sot, përveç nëse ndonjë sikleti të vogël pasdite. Sidoqoftë, duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje shëndetit.

SHIGJETARI

Vazhdoni të mendoni për një takim të fundit që ju ka tronditur dhe ju ka bërë të ndjeni diçka. Mundohuni ta shihni atë person përsëri. Burimet e pakta që keni sot, angazhojini për gjëra konkrete: mos harxhoni shumë energji për gjëra të kota.

BRICJAPI

Ju mund të bëni shumë për njerëzit përreth jush, por jo sa duhet për t’i ndryshuar gjërat. Mbajeni këtë në mendje. Dhe mos harroni: mbi të gjitha shëndeti është ai që duhet të kontrolloni periodikisht. Jo sepse vuani nga çrregullime, por që ta doni veten.

UJORI

Nëse keni ide në kokë, sot do të bëni mirë t’i shprehni ato para të tjerëve. Përndryshe nuk do të keni asnjëherë fjalë për këtë çështje. Ky nuk është momenti për t’u “hedhur me kokë” në situata të caktuara. Nëse nuk ju japin ato që keni kërkuar, atëherë duhet të jeni më kategorikë.

PESHQIT

Mundohuni të qëndroni mënjanë, në këtë periudhë mund të ketë disa lajme interesante që do t’ju sjellin shumë reflektime. Ditë e shkëlqyeshme që përgatit për të mirëpritur njohje dhe dashuri të vjetra: një ribashkim mund t’ju sjellë në humor të mirë. / meb.al

 

Leave a Reply

Back to top button