Zodiak Ditor

Si do të jetë e marta juaj? HOROSKOPI për sot, 5 nëntor 2019

DASHI

Fillimi i javës ka qenë i lodhshëm, dhe ditët e fundit nuk do të duken ndryshe. Pak durim, do të pushoni në fundjavë! Në varësi të mënyrës sesi silleni sot, mund të keni reagime të shkëlqyera, si tek njerëzit ashtu edhe në një nivel profesional. Lëvizni mirë.

DEMI

Ju dukeni të pavendosur se çfarë të bëni. Doni të shkoni në palestër, por nuk keni kohë? Në realitet mjafton vetëm të organizohemi pak më mirë! Mos vendosni shumë barriera midis jush dhe atyre që keni përballë: nuk do të shërbejnë për asgjë, përveçse do t’ju largojnë nga qëllimi juaj.

BINJAKET

Ju ndjeheni të mbështjellë me dashurinë që ju tregojnë të dashurit tuaj, dhe kjo ju shtyn që t’i bëni njerëzit rreth jush, të lumtur çdo ditë. Braktisni projekte të paarritshme, ata po ju heqin energji të çmuar pa pasur një mundësi konkrete për të ndryshuar gjërat.

GAFORRJA

Kohët e fundit shpesh jeni ndjerë të vetmuar dhe humori juaj ka vuajtur. Personi që doni ndoshta është larg me trup, por sigurisht jo me zemër. Një lajm i papritur do t’ju bëjë pak të shqetësuar. Eshtë normale, megjithatë, mos e lini veten të paralizuar nga kjo ndjenjë dhe shijoni risitë.

LUANI

Keni pushuar dhe tani është koha të përvishni mëngët. Në punë do të merrni rezultate të rëndësishme! Përpjekjet tuaja kanë dhënë fryt. Marrëdhënia me partnerin është përmirësuar dhe ju jeni në gjendje të ndani shumë momente të tjera së bashku.

VIRGJERESHA

Mendja juaj ju shpie në udhëtime fantastike. Pse nuk planifikoni një udhëtim “të vërtetë”? Me aftësitë tuaja organizative do të jetë një shëtitje! Ju gjithmonë keni pritshmëri shumë të larta dhe në të njëjtën kohë nuk i jepni mundësinë tjetrit të shprehet. Rishikoni qasjen tuaj.

PESHORJA

Zemra balerinë ju shtyn të vendosni këmbën në dy këpucë, ose më shumë. Ju jeni me fat që keni shumë zgjedhje, por mos harroni të jeni edhe më besnikë! Nëse jeni “çift”, përpiquni të kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj: surprizojeni atë dhe përkëdheleni. Ju e keni lënë pas dore kohët e fundit.

AKREPI

Ju keni energjinë e një kamioni dhe jeni gati për të “hequr” qafe këdo që ju pengon. Kërkon shumë energji, por fitoni respektin e shumëkujt. Kushtojini vëmendje atyre që thjesht po ju përdorin dhe vendosni të rregulloni njerëzit që takoni.

SHIGJETARI

A jeni gati për të bërë hapin e madh? Pavarësisht nëse është bashkëjetesë, martesë apo fillimi i një familje, është më mirë nëse me të vërtetë dëshironi ta bëni. Por nëse që tani jeni të mbyllur në vetvete, si do të arrini të zgjidhni kur të keni probleme? Ky nuk është qëndrimi i duhur.

BRICJAPI

Vetmia ju përshtatet, dhe ju e meritoni pak nëse i trajtoni të tjerët në mënyrë të ashpër. Me pak diplomaci ju do të rikuperoni një miqësi. Nuk duhet të hiqni dorë nga qëllimet tuaja për shkak të një gabimi ose një vonese. Dallimin e bën vendosmëria juaj.

UJORI

Të pakënaqur dhe në kërkim të diçkaje. Më në fund ju dukeni më të qetë. A do të jetë për shkak të stabilitetit të arritur kohët e fundit? Tregoni më shumë besim për ata që janë rreth jush, nëse e meritojnë atë. Pozitiviteti juaj mund t’i shtyjë edhe më tej për t’u përmirësuar.

PESHQIT

Më në fund zemra juaj ka çliruar veten nga trazira dhe ju jeni gati ta lini veten të duheni dhe të tregoni dashurinë tuaj. Ju jeni të rrethuar nga një re rozë. Ju jeni duke bërë shumë për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja me të tjerët pasi nuk jeni të kënaqur me mënyrën se si kanë shkuar gjërat në të kaluarën.

 

Leave a Reply

Back to top button