Zodiak Ditor

Si do të jetë kjo e diel për ju? Horoskopi për sot, 6 janar 2019

Dashi

Në disa momente mund të jeni konfuzë sot, por do e rimerrni shpejt veten dhe do logjikoni. Disa miq do ju gjenden gjithmonë pranë. Për ju të dashuruarit të gjitha rrethanat do jenë në favorin tuaj kështu që jeta ka për t’iu ecur vaj. Për asgjë nuk do keni ankesa apo pengje. Ju beqarëve do ju peshojë shumë vetmia, por nuk do keni mundësi të bëjnë asgjë për ta ndryshuar situatën. Bëni sa më shumë durim që të mundeni. Në punë do veproni me devotshmëri dhe nuk do ju mungojë asnjë moment motivimi. Në planin financiar duhet të ndiqni një plan strikt sepse vetëm ashtu do mund të bëni ekonomi. Shpenzime për gjëra qejfi mos bëni për asnjë arsye.

Demi

Ditë e shkëlqyer ka për të qenë kjo e sotmja falë ndikimit të madh të Neptunit.  Ju që keni një lidhje do jeni shumë romantikë dhe do krijoni një klimë të jashtëzakonshme në çift. Zemra do rrahë fort dhe nuk do doni të shkëputeni asnjë moment nga njëri-tjetri. Sipas Dritare.net, ju beqaret nuk duhet të bëni asgjë me inat dhe me nxitim sepse do lëndohen e do vuajnë më vonë. Në punë shumë kolegë do ju shtyjnë drejt rrugës së gabuar, por një zë i brendshëm do ju nxitë të bëni kujdes. Financat do përmirësohen në mënyrë të paimagjinueshme falë një shpërblimi të majmë që do merrni.

Binjakët

Në tërësi dita do jetë pozitive sot dhe pa probleme serioze. Do keni besim tek vetja dhe nuk keni për të pasur debate me të tjerët. Ju të dashuruarit do jeni mjaft të përkujdesur për partnerin tuaj dhe do e mbani atë në pëllëmbë të dorës. Edhe ai do ju bëjë surpriza të këndshme. Romantizmi dhe ëmbëlsia do jenë pjesë e çdo minute. Ju beqarët do jeni sensuale dhe do arrini të afroni pas vetes cilindo që do pëlqejë. Ka mundësi të ndodhin gjëra të jashtëzakonshme. Në punë Mërkuri do jetë planeti që do ju bëjë t’i kuptoni mirë gjërat dhe do dini si të veproni. Sektori i financave nuk do jetë aspak i rrezikuar, pasi logjika dhe largpamësia do ju drejtojnë gjithë kohës.

Gaforrja

Për një jetë më të qetë duhet t’i hidhni hapat me kujdes. Mos i dëgjoni shumë të tjerët, por veproni sipas mendjes tuaj. Ju që jeni në një lidhje përfitoni sa më shumë nga ambienti i qetë që do mbizotërojë në jetën tuaj dhe do filloni të bëni plane afatgjata me partnerin tuaj. Do ju ndriçohen mendimet. Ju beqarët nuk duhet ta mendoni lidhjen si një zinxhir në gryke që do iu pengojë të bëni gjërat që keni dashur sepse në këtë mënyrë keni për të mbetur gjithmonë vetëm. Jeta profesionale do jetë më e privilegjuar nga më parë kështu që çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri. Do i kaloni edhe pengesat e vogla. Me financat do ju ndihmojë gjithë kohës Plutoni dhe nuk do keni vështirësi.

Luani

Sot do zgjoheni me humor të keq dhe shumicën e kohës do jeni të mërzitur.  Për ju të dashuruarit do jetë një ditë shumë e ndërlikuar Për çdo gjë do debatoni ashpër me atë që keni në krah dhe për asnjë moment nuk do hapni rruge. Nëse jeni ende beqarë më në fund do mund ta gjeni princin tuaj të kaltër dhe e gjithë bota do ju ndryshojë brenda disa sekondash. Në punë, ndonjëherë do ju duket vetja sikur jeni të vetmit që punoni shumë dhe të tjerët përfitojnë prej jush. Reflektoni dhe mos lejoni t’iu bien në qafë. Të ardhurat nuk kanë për të qenë shumë të mira sot, megjithatë me një menaxhim më të kujdesshëm mundet edhe t’ia dilni.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do jetë e vështirë që dikush t’iu fshehë diçka sepse do jeni shumë të vëmendshëm. Për ata që kanë një lidhje do jetë ditë e favorshme, harmonike dhe e mbushur me qëndrueshmëri. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Nëse jeni beqarë do jeni me shumë fat në dashuri dhe do mund të takoni një person i cili do iu bëjë t’iu rrahë zemra fort. Në punë do e privilegjoni dialogun dhe bashkëpunimin. Nuk do e keni aspak problem të bëheni bashkë me një koleg për të arritur më të mirën. Për të stabilizuar financat do ju duhet ta pranoni ndihmën që do iu japin të afërmit.

Peshorja

Sot do imagjinoni gjëra të paqena dhe kjo mund ta përkeqësojë situatën. Nëse jeni në një lidhje do keni disa mosmarrëveshje të vogla në orët e para të mëngjesit, por pas mesditës situata do fillojë të normalizohet. Ju të dashuruarit do keni një takim të jashtëzakonshëm i cili do ua ndryshoje drejtimin dhe do ju bëjë të ndiheni shumë më mirë. Ju beqarët ende nuk do i keni mendimet e qarta dhe nuk do veproni. Sipas Dritare.net, në punë kolegët do ju stimulojnë gjatë gjithë kohës, por gjërat nuk do jenë aq të lehta sa duken. Sado që të mundoheni nuk do i arrini dot të gjitha objektivat. Financat do dini si t’i organizoni dhe do e mbani gjithë kohës nën kontroll situatën. Asgjë e keqe nuk do ju ndodhë.

Akrepi

Nën ndikimin e planetëve sot do i kontrolloni më mirë emocionet dhe nervat. Nga ana tjetër do keni edhe më shumë besim në vetvete. Ju të dashuruarit do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë që ju kishin dalë me partnerin dhe do jeni shumë më optimistë për të ardhmen. Ju beqarët nuk do keni asnjë lloj kompleksi dhe do joshni ashtu si do e mendoni më të arsyeshme. Çdo gjë do ju ecë edhe më mirë nga sa kishin menduar. Në punë do i dëgjoni më shumë këshillat që do iu japin miqtë dhe do bëni disa zgjedhje që do ju ndikojnë të çani më shumë përpara. Për buxhetin mos u shqetësoni aspak sepse ai do jetë goxha i mirë.

Shigjetari

Hëna do bëhet bashkë me Neptunin sot dhe do ju ndihmojnë të realizoni çdo dëshirë që keni pasur. Ju të dashuruarit nuk ka rrezik të mërziteni aspak sepse partneri do ju bëjë propozime interesante për t’u argëtuar edhe më shumë me njëri-tjetrin. Nëse jeni beqarë pa u lodhur shumë do mund të fillojnë një lidhje shumë të bukur dhe afatgjatë. Në punë mundohuni të mos luani shumë me zjarrin sepse do ju dalin probleme dhe sfida më të vështira. Tregohuni më të vëmendshëm. Financat herë pas here do kenë edhe ndonjë tronditje të vogël, por në tërësi gjendja nuk do jetë shumë e keqe.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite Hëna do bëjë që gjërat t’iu ecin më mirë sesa i mendonit. Mund të arrini edhe gjëra që i kishit menduar si të pamundura. Për ju të dashuruarit është momenti i duhur për të marre vendime të rëndësishme. Po i shtytë ende gjërat situata mund t’iu dalë edhe jashtë kontrollit. Nëse jeni beqarë duhet të besoni tek vetja dhe ta joshni ashtu siç dini atë që pëlqeni. Me shumë gjasë do ia arrini qëllimit përfundimtar. Në punë mos u nxitoni aspak sepse situata mund t’iu ndërlikohet. Bëjeni çdo gjë sa më shtruar që të mundeni. Vështirësitë që ju kishin dalë në planin financiar do arrini t’i zgjidhni falë mbështetjes së të afërmve.

Ujori

Intuita nuk do ju zhgënjejë gjatë kësaj dite kështu që në tërësi gjërat do ju ecin më së miri. Nëse keni një lidhje do keni një ditë shume të rëndësishme. Do merrni vendime përfundimtare të cilat do ua ndryshojnë jetën. Ju beqarët sado që të mundoheni nuk do e gjeni dot personin që do iu përshtatet në çdo pikë. Për sa i përket jetës profesionalë përgatituni të merrni një letër ose një telefonatë që do ju japë një përgjigje pozitive për një kërkesë të bërë. Buxhetin do dini si ta mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do keni asnjë vështirësi. Kjo do bëjë që t’iu rikthehet humori.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do jeni shumë më bujarë dhe mund të merrni përsipër edhe disa disa gabime që nuk i keni bërë vetëm për një klimë sa më të qetë. Nëse keni një lidhje dhe marrëdhënia ka qenë e fortë kohët e fundit, ajo do vazhdojë edhe sot të jetë e njëjtë. Do jeni bashkëpunues dhe mjaft tolerante. Ju beqarët do ndiheni mirë pranë miqve të ngushte dhe nuk do e keni mendjen të kërkoni dashurinë. Për momentin ka gjera më të rëndësishme për ta. Për punën nuk do ketë vështirësi shumë të mëdha. Do e dini mirë se çfarë doni dhe do ecni drejt objektivave pa u hallakatur shumë. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj dhe gjendja do stabilizohet akoma më shume nga sa e kishit menduar. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button