Zodiak Ditor

Si do të jetë kjo e enjte për ju? Horoskopi sot, 24 janar 2019

Nën ndikimin e yjeve do tregoheni shumë më të qetë gjatë kësaj dite, më të përkujdesur  dhe të matur me gjestet. Ju të dashuruarit do e përforconi lidhjen që keni ndërtuar dhe do mendoni si ta bëni sa më të bukur të ardhmen. Planet do i bëni bashkërisht. Ju beqarët nuk do keni dashuri me shikim të parë, megjithatë ftesat për takime nuk do mungojnë. Në punë gjërat do ju ecin shumë mirë falë durimit dhe mençurisë. Nuk do keni më as kontradikta me kolegët, përkundrazi një pjesë të tyre di i keni mbështetje të madhe. Do e dini mirë si ta luani “vallen”. Në planin financiar do ecni në bazë të planeve dhe situata do fillojë të stabilizohet. Do kryeni çdo shpenzim pa frikë.

Demi

Gjatë kësaj dite do keni dëshira të çmendura dhe jo të gjitha do mund t’iu realizohen. Po nuk u treguat të logjikshëm edhe mund të vuani. Për ju të dashuruarit nuk do jetë e lehtë të ruani ekuilibrin. Shumë persona do ndërhyjnë dhe do kërkojnë t’ua prishin planet. Tregohuni më të fortë dhe krijoni barriera mbrojtëse. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm dhe do humbin disa mundësi të mira që do iu jepen për takime. Sipas Dritare.net, në punë shprehini mendimet tuaja, por mos këmbëngulni që të bëhet ashtu si thoni ju. Lërini të tjerët të mendohen dhe t’iu japin të drejtë. Në planin financiar do jeni me fat. Gjendja do ketë përmirësime të paimagjinueshme ndonjëherë.

Binjakët

Gjatë kësaj dite jeta juaj sentimentale do marrë rëndësi më të madhe. Do jeni në humor më të mirë dhe do i shihni gjërat me pozitivistet. Ju të dashuruarit do jeni më pasionante se kurrë më parë dhe do e ruani gjithë kohës ambientin harmonik e plot shkëlqim. Partneri do ndihet më së miri. Ju beqarët do ja mbushni mendjen personit që pëlqeni dhe do hidhni hapat e para drejt një lidhjeje. Në punë do bëni atë që do ju duket më e logjikshme dhe gjërat do ju rrjedhin si duhet. Nëse ju ofrohet një mundësi e re për të treguar veten pranojeni pa u menduar gjatë. Në planin financiar do jeni konfuzë dhe nuk do gjeni mënyrën e duhur për të riorganizuar gjithçka.

Gaforrja

Dielli do bashkëpunojë me Mërkurin gjatë kësaj dite duke ju dhënë më shumë forcë dhe guxim gjatë kësaj dite. Gjithsesi nëse do ju duhet të bëni zgjedhje mos u nxitoni. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet kurrsesi të vini në rrezik gjithë atë që keni ndërtuar vetëm për të provuar eksperienca të reja. Ju beqarët do realizoni disa takime impresionuese të cilat do sjellin shumë shpejt edhe ndryshime të statusit. Në punë do jeni më të bindur se kurrë për të mos i vënë aftësitë në shërbim të dikujt tjetër dhe do mundoheni të krijoni një biznes tuajin. Keni për ta parë që me dëshirë dhe përpjekje arrihet çdo gjë. Në planin financiar do jeni shume të kujdesshëm me çdo shpenzim. Gjendja nuk do ketë as problemin më të vogël.

Luani

Do keni dëshira të shumta gjatë kësaj dite, por nuk do veproni për t’i realizuar ato. Do ndiheni si të ngurosur dhe nuk do hidhni dot asnjë hap. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë pasive. Asgjë nuk do ndryshojë nga disa kohë më parë dhe në momentet dërrmuese do jeni të mërzitur. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni mjaft tërheqës dhe do bëni për vete çdo person që do iu kalojë pranë. Në punë nuk do i duroni dot kritikat që do ju bëhen gjithë kohës dhe në një moment do mendoni edhe të hiqni dorë përfundimisht. Mos u nxitoni sepse nuk do ketë më kthim mbrapa. Financat do jenë shumë më të mira, prandaj do e keni mundësinë të kryeni edhe ndonjë shpenzim pak më të madh se zakonisht.

Virgjëresha

Sot do e kuptoni se çfarë do të thotë të kesh fat në jetë. Venusi dhe Jupiteri do ua zbukurojnë aq shumë jetën saqë do ndiheni më të plotësuar se kurrë më parë. Jeta juaj në çift do jetë mjaft e qetë. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe në mbrëmje do dilni për një darkë të veçantë. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të pare dhe gjithçka do ju ndryshojë brenda disa orësh. Në punë do jeni imazh i mirësisë dhe drejtësisë. Nuk do lejoni që askush t’iu shfrytëzojë as ju dhe as kolegët tuaj. Nga ana tjetër detyrat e dhëna do i përmbushni si duhet. Në planin financiar mirë është të reflektoni gjerë e gjatë para se të hidhni çdo lloj hapi. Situata nuk do jetë ashtu si do të donit.

Peshorja

Edhe pse në shumë momente do ju duket se do keni përpara shtylla shumë të forta që duhet t’i rrëzoni, falë përpjekjeve të bëra do ja arrini qëllimit. Komunikimi është pika juaj kyçe. Ju të dashuruarit do bëni çmos që ta përmirësoni marrëdhënien me partnerin. Do mendoni për surpriza, madje mund të bëni edhe sakrifica. Sipas Dritare.net, ju beqarët do jeni të hapur dhe do pranoni çdo ftesë që do iu bëhet. Në këtë mënyrë keni për ta gjetur personin që do iu përshtatet më së miri. Në punë do ndiheni herë pas herë të lodhur, por bashkëpunëtorët nuk do ju lënë në baltë asnjë çast. Merak do ketë, por deri në mbrëmje ai do mbarojë. Situata financiare do jetë goxha e turbullt.

Akrepi

Për shkak të ndikimit negativ të Hënës dhe Neptunit nervat tuaja do jenë të dobëta sot dhe mund të acaroheni nga gjithçka. Ju të dashuruarit nuk do bini dakord për asgjë me partnerin tuaj, prandaj dhe atmosfera do mbetet gjithë kohës e zymtë. Nga ana tjetër asnjeri nuk do pranoje të hape rrugë. Ju beqarët mirë do bëni të mos iu besoni personave që do ju thonë fjalë të bukura. Në punë, meraku që keni për disa çështje të rëndësishme, nuk do ju lërë të vazhdoni të qetë rrugën. Motivimi në shumë raste do ju mungojë tërësisht. Të ardhurat do jenë modeste. Mundohuni të mos kryeni shpenzime të mëdha për disa kohë.

Shigjetari

Mundohuni të jeni sa më realistë gjatë kësaj dite dhe të mos kërkoni gjërat që keni parë nëpër filma. Asgjë nuk është ashtu si duket në to. Nëse keni një lidhje, në vend që t’i hidhni sytë diku tjetër për të përjetuar emocione të veçanta, përkushtojuni më tepër partnerit dhe mendoni si ta surprizoni atë. Ju beqarët do i merrni gjërat lehtë dhe nuk do nxitoheni aspak. Gjithçka është e programuar kur do ndodhë, mos kërkoni të bëni asgjë me ngulm. Në punë Marsi do ju bëjë më të sigurt dhe do arrini t’i bindni të tjerët për idetë që keni. Gjithsesi mirë është që çdo hap ta hidhni me kujdes. Në planin financiar nuk do tregoni maturia prandaj dhe situata do përkeqësohet.

Bricjapi

Do i keni mendimet shumë të qarta gjatë kësaj dite dhe emocionet do ju shoqërojnë kurdoherë. Klima yjore për ju që keni një lidhje do jetë shumë e përshtatshme. Jeta juaj do jetë shumë më e bukur. Mund të shkëmbeni ide, por edhe puthje dhe ledhatime me partnerin. Ju beqarët nuk do i rezistoni dot tundimit dhe do hidheni në krahët e një personi që do joshë pa menduar për të nesërmen. Në punë gjërat do ecin përgjithësisht mirë dhe do i ndiqni një për një të gjitha këshillat që ju kanë dhënë shefat. Ambicia gjithashtu ka për të qenë e fortë. Financat do jenë tejet delikate. Dijeni se gabimi më i vogël do ju rrënojë tërësisht.

Ujori

Jeta juaj sociale dhe ajo profesionale do jetë disi më e privilegjuara gjatë kësaj dite. Do i vini qëllime vetes dhe do bëni përpjekje për t’i realizuar këto qëllime. Ju të dashuruarit do keni dëshira të çmendura dhe partneri nuk do mund t’ua plotësojë dot. Tregohuni realistë sepse përndryshe do e lodhni atë dhe nuk keni për të shkuar askund. Ju beqarëve do ju ndryshojë shpesh humori dhe nuk do jeni gati për të dalë me dikë. Në punë klima do jetë më e ngrohtë. Formimi që keni marrë kohët e fundit do ju hyjë shumë në punë. Në planin financiar nuk do dini çfarë hapash të hidhni që gjendja të mbetet sa më e qëndrueshme. Do keni vështirësi.

Peshqit

Ka mundësi të jeni disi të shpërqendruar gjatë kësaj dite dhe nuk do e kontrolloni dot veten. Kërkoni ndihmë nga të afërmit nëse nuk doni të rrënoheni.  Ju të  dashuruarit do bëni gjëra të pamenduara dhe do merrni goxha kritika nga partneri. Pranojini gabimet dhe gjeni mënyrën më të mirë për të kërkuar falje. Ju beqarët nuk duhet ta kërkojnë dashurinë mbi qiell ndërkohë që ai në fakt është mbi tokë dhe shumë me afër nga sa mendoni. Në punë do keni shumë dëshirë të punoni fort dhe të merrni përgëzime për arritjet. Edhe pse do lodheni herë pas here, nuk do e lëshoni veten. Në planin financiar do jeni me goxha fat dhe do ndiheni të qetë kur të shpenzoni. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button