Shkence

Si do të marrë fund Universi? E shpjegon një Profesor i Studimeve të Përparuara në Princeton University

Robbert Dijkgraaf është një fizikant teorik dhe profesor në Institutin për Studime të Përparuara në Princeton. Ai është gjithashtu bashkëautor i “Dobia e Njohurive të Padobishme”. Ai shpjegon se si universi ynë do të shkojë drejt vdekjes së vet.

“Vrimat e zeza do të gëlltisin gjithçka në univers.

Mendoj se zbulimi më i madh nga teoria e Ajnshtajnit është se universi po zgjerohet. Por kemi mësuar diçka edhe më dramatike në vitet e fundit.

Kemi mësuar se gjithësia nuk është vetëm duke u zgjeruar, por ka një forcë brenda hapësirës boshe që ndihmon për ta ndarë universin. Në të vërtetë po përshpejton zgjerimin e universit, dhe kjo ka pasoja me të vërtetë dramatike. Do të thotë se pjesa e largët e universit do të fillojë të lëvizë aq shpejt në një pikë, sa do të “ecë” më shpejt se shpejtësia e dritës.

Kjo do të thotë, se ne kurrë nuk do të jemi në gjendje t’i shohim ato. Pra, çfarë do të ndodhë me pjesën tonë të universit është se të gjitha galaktikat fqinje do të zhduken ngadalë. Dhe ne mbetemi vetëm me galaktikën tonë dhe ndoshta disa të tjera, dhe kaq.

Ne do të jetojmë në një lloj universi-ishull. Pra, kur galaktika të mbetet vetëm, në këtë lloj universi të zbrazët, yjet do të dalin një nga një, sepse ata do të djegin lëndën e trye djegëse. Dhe nëse të gjitha yjet shuhen, forca e vetme që mbetet është forca e gravitetit.

Dhe ajo do t’i tërheqë ngadalë, dhe vrimat e zeza do të ëlltisin gjithçka tjetër në univers. Është një e ardhme shumë e shkretë për universin. Dhe unë mendoj se kjo është arsyeja pse shumë fizikantë janë në mëdyshje për të besuar se kjo është në të vërtetë historia e ardhshme e universit. Por rezulton se eksperimentet po na shpien të gjithë në atë drejtim”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button