Zodiak Ditor

Si do të nisë fundjava juaj? HOROSKOPI sot, e shtunë 9 nëntor 2019

DASHI

Në punë do të merrni lajme të denja për festë. E ku ka mënyrë më të mirë sesa të organizosh një udhëtim me miqtë? Një gjest i nxituar rrezikon të hedhë në erë një moment të rëndësishëm me partnerin tuaj. Mos u bëni egoistë, bëni një hap prapa.

DEMI

Java nuk ka mbaruar ende, por energjitë tuaja që tani duket se po mbarojnë. Mos e humbni shpresën dhe përdorni çdo moment të lirë. Shtyrja e detyrave që ju janë besuar me siguri nuk do të rrisë besimin tek ju. Eshtë koha që të përvishni mëngët.

BINJAKET

Kënaqësi të mëdha në familje ju presin në këtë periudhë. Kush e ka bërë një hap të po jeton me buzëqeshje. Por këto janë gjithashtu ditë të mbushura me grindje të thella. Hiqni dorë nga fryma luftarake dhe harxhoni më shumë energji duke dëgjuar pozicionet e njëri-tjetrit.

GAFORRJA

Ju keni një çështje në pritje me të cilën nuk dëshironi të përballeni, nga frika se mos bëni gabime. Por sot është dita e duhur për të marrë përsipër situatën. Forma e shkëlqyeshme dhe një buzëqeshje e plotë janë sot “pasaporta” juaj për t’ju bërë të duheni nga të gjithë. Vazhdoni kështu!

LUANI

Telashe në horizont në jetën e një çifti … me partnerin / en keni qenë duke u ftohur që nga viti i kaluar, por është koha për të kuptuar nëse lidhja juaj është e fortë. Një periudhë e pafat në dashuri duket se do të marrë fund. Kushtojini vëmendje kë takoni sot, mund të ketë surpriza të këndshme.

VIRGJERESHA

Kapriçot e këtyre ditëve ju bëjnë të padurueshëm në sytë e vetë vetes suaj, e lëre më atyre që janë përreth jush. Këshilla? Kthehuni në linjë. Ju keni bërë plane që nuk keni arritur t’i përfundoni, për shkak të mungesës së dëshirës. Në këtë pikë, ju do të duhet të bëni një hap prapa.

PESHORJA

Ju keni ardhur në një pikë këputjeje me ndrojtjen, një anë e karakterit tuaj që është pjesë e juaja por që ndonjëherë do të dëshironit ta bënit të zhdukej … Ju kurrë nuk keni qenë aq të lumtur: shumë risi në punë do t’ju bëjnë të lumtur dhe krenarë për sakrificat që keni bërë muajt e fundit.

AKREPI

Më mirë vonë se kurrë … Më në fund keni vendosur të bëni një veprim që e keni shtyrë për ca kohë! Jo gjithmonë dalja së bashku mund t’ju bëjë të ndiheni mirë. Shumë varet nga personi me kë jeni, dhe së fundmi jeni si në siklet me disa njerëz.

SHIGJETARI

Gjendja e pakënaqësisë së përjetshme ju shtrëngon. Ndoshta problemi është që ju e keni me nxitim. Qëndroni pranë personit që është në telashe, por është shumë krenar për të kërkuar ndihmën tuaj. Kur gjithçka të ketë kaluar, atëherë do të jetë mirënjohës.

BRICJAPI

U pëlqeni të tjerëve, sepse ju jeni të sjellshëm dhe gjithmonë në dispozicion për të dëgjuar të tjerët. Por kini kujdes … Ju po ii merrni disa situata shumë lehtë. Ju rrezikoni të hidhni në erë disa raporte të rëndësishme që ju japin gëzim.

UJORI

Vendosmëria për ju mund të merret kollaj për kokëfortësi. Mos harroni se në krahasimin me të tjerët nuk mund të rrëshkisni! Gjithçka duket se po kalon shumë mirë në dashuri. Por mos merrni asgjë të mirëqenë. Marrëdhëniet janë si një zjarr: ato duhet të ushqehen.

PESHQIT

Nëse ditët e punës janë të mërzitshme, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për jetën tuaj nën çarçafë, gjë që ju jep eros të shkëlqyer. Nëse nuk doni të rrezikoni shumë, atëherë përpiquni të mos jepni idenë se dëshironi ta bëni. Do të ishte sikur të hidhnit gurin dhe të fshihnit dorën. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button