Zodiak Ditor

Si do të shkojë kjo e mërkurë? HOROSKOPI DITOR, 6 nëntor 2019

DASHI

Nëse mendoni shumë dhe shumë gjatë për t’u përballur me një sfidë, nuk do jeni më të motivuar të jepni më të mirën. Lëshohuni! Por jo gjithnjë sulmin duhet ta filloni kur dikush ju kritikon. Shokët tuaj nuk e bëjnë për t’ju diskredituar, por për t’ju ndihmuar.

DEMI

Mundohuni të kultivoni marrëdhëniet me kolegët. Ata janë njerëz me të cilët kaloni shumë kohë. Ata mund të jenë tipa interesantë … Dhe nëse kjo javë stresuese pune ju ka lënë me nerva, kaloni një ditë së bashku me gjysmën tuaj më të mirë dhe gjithçka do të zgjidhet.

BINJAKET

Një zhgënjim i fundit në dashuri ju ka bërë të bini shumë moralisht. Kërkoni miqtë tuaj, ata do të dinë të ju ngushëllojnë. Një person që nuk keni takuar për një kohë të gjatë, ka kontaktuar me ju duke kërkuar një takim. Mos u nisni me paragjykime.

GAFORRJA

Lërini shumë angazhime të panevojshme për t’u përqëndruar në ato që mund të jenë më interesante dhe shpërblyese për ju. Edhe sot, puna është në mendimet tuaja. Eshtë plotësisht e pamundur që ju të largoheni nga të gjitha dhe kjo është arsyeja pse jeni gjithmonë të lodhur mendërisht.

LUANI

Do ta nisni shkëlqyeshëm këtë ditë. Ju do të zgjidhni problemet që në mëngjes dhe do të jeni në gjendje të jepni vlerësimin e duhur për çdo problem. Sot mendoni vetëm për veten tuaj, kështu që do të keni shumë më pak mendime në mendjen tuaj dhe ndjenjat tuaja, dhe shqetësimet do të zvogëlohen.

VIRGJERESHA

Ju ndodh që të ankoheni për mundësitë e humbura. Nuk ia vlen të mendoni për të kaluarën: përvishni mëngët! Meritat e njerëzve të tjerë duhet të njihen, veçanërisht nëse ata kanë qenë një ndihmë e madhe për ju. Mos e merrni gjithçka të mirëqenë.

PESHORJA

Mos u mposhtni nga xhelozia. Nëse e mbani nën kontroll, mund të jeni në gjendje të arrini qëllime të rëndësishme, pa e stresuar veten. Pak situata ju fusin në siklet, por kur jeni në prani të personit të duhur, gjithçka ndryshon.

AKREPI

Një grindje e fundit me partnerin tuaj ju ka lënë shumë dyshues për marrëdhënien tuaj. Mos arrini në përfundime të nxituara. Ju po e neglizhoni familjen. Kjo ditë është e përshtatshme për të vizituar të afërmit dhe për të sjellë më shumë qetësi.

SHIGJETARI

Eshtë që nga e hëna e kaluar që ju nuk keni dëshirë të angazhoheni dhe të përfundoni detyrat tuaja. Sidoqoftë, nuk është qëndrimi i duhur për të pasur sukses. Përfitoni nga kjo ditë për të realizuar planet që keni bërë gati. Ju shpesh nuk keni kohë të lirë.

BRICJAPI

Gjithmonë keni preferuar të qëndroni larg në situata të caktuara, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe jeni bërë më të sigurt në veten tuaj. Edhe sot dikush do të përpiqet t’ju shqetësojë dhe acarojë. Injorojeni!

Ujori

Mundohuni të mos e teproni. Nëse doni të provoni diçka, nuk do t’ia dilni në këtë mënyrë. Personat që dëshironi t’u bëni përshtypje nuk do t’ju vënë re. Dikush ka paragjykime ndaj jush. Varet nga ju që të ndryshoni mendimin e tyre, por do t’ju duhet i gjithë angazhimi dhe përkushtimi juaj.

PESHQIT

Jini të përqendruar në aktivitetet tuaja. Mos i jepni rëndësi asaj që bëjnë të tjerët, nuk janë njësoj si ju dhe nuk arsyetojnë me kokën tuaj. Nëse nuk doni të humbni rezultatet e sipërmarrjeve tuaja të fundit, atëherë do të duhet të heshtni sa më shumë që të jetë e mundur dhe të mendoni me kujdes. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button