Shkence

Si mund të bëhet i ligjshëm, një model biznesi që rrezikon jetën

EKSPERIMENTE ME NJEREZ: Pse lobi i agrokimisë në Bruksel është sot një prej më të fuqishmëve

Screen Shot 2015-03-05 at 09.39.21

Gjatë historisë së saj 130 vjecare, revista shkencore Nature nuk kishte tërhequr kurrë një artikull. Por kur mikrobiologu Ignacio Chapela vërtetoi se, pavarësisht protestave të prodhuesve dhe shkencëtarëve të GM, bimët e modifikuara gjenetikisiht ishin bërë shumë të përhapura në natyrë përmes pllenimit të ndërsjellë, kompania e bioteknologjisë Monsanto bëri goxha rrëmujë për të mos lejuar botimin e artikullit.

Industria e bioteknologjisë, e cila fiton miliarda dollarë prej tarifave të licencave për bimët e modifikuara gjenetikisht, u përpoq ta sulmojë Chapelan dhe eksperimentet e tij. Ata thanë se ai nuk qe asgjë më shumë se sa një aktivist kundër OMGJ-ve. Ndërkohë vlerësohet se 70-80 % e ushqimit që prodhohet në SHBA bie në kontakt me teknologjinë e OMGJ-ve, duke bërë një industri disa milionë dollarëshe. “Dhe një eksperiment, në të cilin ne jemi të gjithë kavie”, argumenton Andreu Kimbrell, kreu i Qendrës për Sigurinë Ushqimore në Uashington.

Pothuajse të gjithë kërkimet për OMGJ-të financohen prej sektorit të bioteknologjisë – vetëm 5% e shkencëtarëve janë të pavarur. Një prej të paktëve është Arpad Pusztai. “Nuk do të haja kurrë ushqime të modifikuar gjenetikisht”, thotë biokimisti, pasi eksperimentet e tij mbi minjtë treguan se trupat e tyre pësuan 36 ndryshime pasi uushqyen me OMGJ. Kjo përfshinte një rritje të përmasës së zorrëve dhe veshkave. Pasi publikoi zbulimet e tij në vitin 1998, Pusztai humbi vendin e punës në Rovet Research Institute në Aberdeen.

Industria përpiqet gjithashtu të ushtrojë ndikimin e saj në Europë: “Lobi i agrokimisë është një prej më të fortëve në Bruksel. Sjellja e tyre është ndonjëherë shumë agresive”, thotë Nina Katzemich e “Lobby Control”, një organizatë që bën fushatë për më shumë transparencë në politikë.

“Nëse zhvendos një gjen, një gjen shumë të vockël, nga një organizëm në një tjetër, ti ndryshon krejtësisht kontekstin. Nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar se si do të sillet dhe cili do të jetë rezultati”, shpjegin ambientalisti David Suzuki. Këndvështrimin e tij tani janë të shumtë ata që e ndajnë. Ata argumentojnë se nevojitet më shumë shkencë për të kuptuar pasojat e OMGJ-ve./W.o.K./

www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button