Analiza

Si mund të mbahet nën kontroll Rusia

Nga Daniel Fried, John E. Herbst & Alexander Vershbow

Atlantic Council

Në Evropë po bien sërish daullet e luftës. Për herë të dytë brenda këtij viti, Moska po grumbullon deri në 100.000 trupa dhe pajisje ushtarake në kufirin e saj me Ukrainën. Administrata Biden gjykon se ekziston një mundësi reale që presidenti rus Vladimir Putin mund të vendosë të ndërmarrë një pushtim të ri të Ukrainës në 2-3 muajt e ardhshëm,pavarësisht kostove të larta me të cilat do të përballej Moska.

I alarmuar nga perspektiva e një përshkallëzimi të mundshëm të veprimeve nga Moska, Uashingtoni e dërgoi drejtorin e CIA-s Bill Burns në kryeqytetin rus, për të paralajmëruar Kremlinin mbi pasojat e rënda të një hapi të tillë. Kur ai mision nuk dha rezultate të dukshme, Uashingtoni i bëri publike shqetësimet e tij.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken, përfitoi nga një konferencë shtypi me homologun e tij Kuleba për ta kritikuar ashpër Moskën për grumbullimin e forcave në perëndim të vendit, për të ngritur gjasat e një sulmi të ri të madh rus, si dhe për të shprehur mbështetjen e fortë të Amerikës për Ukrainën.

Me Blinken në krye, Uashingtoni është konsultuar intensivisht me aleatët. Rezultatet kanë qenë të dukshme, pasi në fillim NATO, dhe më pas Franca dhe Gjermania, lëshuan së bashku deklarata mbështetjeje për Ukrainën përballë agresionit të ri. Por po aq i rëndësishëm është fakti që Shtetet e Bashkuara kanë pyetur aleatët dhe partnerët e tyre evropianë se çfarë mund të bëjnë në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë dhe ndihmën ushtarake për Ukrainënnë rast Moska e sulmon sërish.

Ne nuk po parashikojmë që Moska do sulmojë sërish, pasi ky i fundit mund të jetë një bllofshumë i zgjuar. Por Kremlini po e vendos veten në pozita sulmi, dhe sulmet retorike të Putinitndaj Ukrainës dhe NATO-s, kanë dhënë justifikimin se Kremlini do t’i përdorë trupat e dislokuara pranë kufirit për veprime ushtarake.

Putini mund të shpresojë ta trembë Perëndimin edhe pa përdorimin e forcës, në mënyrë që ky i fundit ta zvogëlojë mbështetjen e tij për Ukrainën, si dhe të bindë liderët ukrainas se duhet të heqin dorë nga ëndrrat e tyre për integrimin euroatlantik, dhe ta pranojnë diktatin rus.

fakt, Putin mund të shpresojë që liderët perëndimorë ta bindin Kievin të pranojë kushtet e Rusisë në negociatat e ardhshme, ashtu siç e bindën Ukrainën të mos përdorte ushtrinë e saj asokohe të dobët, për të luftuar kundër pushtimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014.

Putini e ka ngritur akoma më shumë zërin, duke tërhequr një vijë të kuqe” të re, përveç kundërshtimit të tij të vjetër ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Ai ka deklaruar javët e fundit, se prania ushtarake e NATO-s në Ukrainë, armatimi dhe trajnimi nga aleatët i forcave të armatosura ukrainase, janë të barabarta me integrimin ushtarak de facto të Ukrainës në aleancë, dhe ky për Rusinë është një kërcënim i papranueshëm.

Për më tepër, përtej shqetësimeve të supozuara të sigurisë nga ana e Putin, Ukraina është një çështje shumë emocionale për të. Deklaratat dhe esetë e tij pseudo-historike tregojnë qartazi se ai është i zemëruar me pavarësinë e Ukrainës, ndaj e vë në dyshim legjitimitetin e saj si një shtet sovran, e kundërshton ekzistencën e ukrainasve si një popull më vete, dhe është i indinjuar nga refuzimi i Kievit për të pranuar hegjemoninë ruse.

Madje ai ka bërë pretendime të reja territoriale kundër Ukrainës, duke argumentuar se udhëheqësit sovjetikë “i grabitën” Rusisë territoret e saj historike. Putini mund të ndiejë sepavarësisht kostove të larta të një pushtimi, ai nuk ka zgjidhje tjetër veçse të shkojë drejt luftës, pasi vonesat e mëtejshme mund të garantojnë humbjen përfundimtare të Ukrainës.

Dhe këtu nuk flitet vetëm për sigurinë ushtarake. Putini mund të druhet se demokracia ukrainase, sundimi i ligjit dhe zhvillimi që vjen prej tij, në rast se ukrainasit mund të arrijnënë atë pikë, do ta kërcënojnë Putinizmin në Rusi përmes fuqisë së shembullit.

Mënyra më e mirë për të penguar Moskën në synimet e saj, është përcaktimi i qartë i kostos së një sulmi të tillë, duke i ofruar Putinit një rrugëdalje diplomatike. Administrata Biden ka pasur një fillim të mirë në komunikimet me Moskën dhe bashkëpunimin me Evropën.

Nëse Putini po mendon seriozisht një veprim ushtarak kundër Ukrainës, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të duhet të lëvizin shpejt për ta bindur atë ta rimendojë këtë çështje. Kjo do të thotë t’i tregosh Rusisë koston e madhe që do të paguajë për agresionin e ri. Por nga ana tjetër,ti ofrohet Putinit një rrugë diplomatike drejt uljes së tensionit, me kushte që mund të pranohen nga Ukraina.

Kostot duhet të përfshijnë një rritje të madhe të sanksioneve nga ana e Perëndimin, bllokimin e gazsjellësit Nord Stream 2 që lidh Rusinë dhe Gjermaninë, dhe ngrirjen e asetevefinanciare në parajsat fiskale Putinit dhe miqve të tij. Po ashtu,Uashingtoni mund të kërcënojë me anulimin e samitin e ardhshëm të planifikuar Biden-Putin, dhe të pezullojë apo të ulë nivelin e përfaqësimit në negociatat mbi stabilitetin strategjik dhe sigurinë kibernetike.

Në bashkëpunim me aleatët e saj në NATO, Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë të qartë Rusisë se ne do të vazhdojmë ta mbështesim ushtarakisht Ukrainën, në përputhje me të drejtën e saj sovrane për të mbrojtur veten, duke hedhur poshtë çdo lloj përpjekjet ruse për ta bërë këtë një vijë të kuqe” të re.

Në terma afatshkurtër, për ti mohuar Rusisë një fitore të shpejtë, Uashingtoni duhet të përshpejtojë shpërndarjen e sistemeve, që mund ta zbehin efektivitetin ushtarak të Rusisëdhe të rrisin kostot e një pushtimi, si për shembull sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore, bregdetare, luftës elektronike, kundër-artilerisë, radarëve, dhe rritjen e shkëmbimit të informacioneve nga shërbimet sekrete.

Angazhimi i Uashingtonit për ta ndihmuar Ukrainën ti rezistojë një sulmi të ri rus, mund të përforcohet përmes hapave për të rritur praninë e forcave të SHBA-së dhe NATO-s brenda Ukrainës në poligonet stërvitore dhe bazat detare. Duke parë në një plan më afatgjatë, NATO mund të garantojë që sigurimi i aftësive dhe trajnimi i duhuri ushtrisë ukrainase për të penguar agresionin rus, jetë një prioritet kryesor sipas Konceptit të ri Strategjik të NATO-s që do të miratohet vitin e ardhshëm.

Një grupim i fortë pengesash përgjatë këtyre linjave, mund të mjaftojë për ta bindur Putinin të tërhiqet. Në fakt, ato janë themeli i çdo politike të suksesshme parandaluese. Por ne mund të kemi më shumë gjasa të ndryshojmë përllogaritjet e Putinit (dhe të sigurojmë mbështetjen e aleatëve), nëse këto pengesa do të shoqërohen nga një nismë diplomatike amerikano-ukrainase që synon të rifillojë negociatat e ngecura mbi rajonin lindor Donbas.

Një nismë e tillë do ti jepte Moskës mundësinë të ngrinte shqetësimet e saj drejtpërdrejt paraShtetet e Bashkuara në lidhje me statusin e autoriteteve pro-ruse në Ukrainën Lindore, por pa kompromentuar interesat jetike të Ukrainës.

Bisedimet do të ruanin objektivat e Marrëveshjeve të Minskut, duke rivendosur sovranitetin e Ukrainës mbi territoret e pushtuara, dhe penguar Moskën që ti shndërrojë ato në një “Kalë Troje” të kontrolluar nga Rusia, sikurse republika e Transnistrias në Moldavi.

Shtetet e Bashkuara duhet të bien dakord me Ukrainën mbi “vijat e kuqe”, përpara se të hyjnë në bisedime, dhe që duhet të jenë:moszbatimi i aspekteve politike të Marrëveshjeve të Minskut pa respektimin nga Rusia detyrimeve saj ushtarake të paplotësuara asnjëherë(armëpushimi i përhershëm, tërheqja e forcave të huaja dhe armëve të rënda, shpërbërja e milicive ilegale); mosmbajtja e zgjedhjeve lokale në Donbas, me forcat ruse dhe përfaqësuese ende të pranishme; dhe statusi special për Donbasin pas zgjedhjeve të bazohet në ligjin ukrainas mbi decentralizimin.

Për të dekurajuar një sulm rus, dhe për të forcuar një ofertë diplomatike, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët, përfshirë BE-në, Britaninë e Madhe, Kanadanë, dhe qeveritë kryesore evropiane, duhet të përgatisin opsione të reja sanksionesh që janë mjaftueshëm të forta për të dëmtuar, por jo aq të forta sa nuk mund të përdoren.

Fatmirësisht, administrata Biden duket se po bën pikërisht këtë, duke u konsultuar me aleatët e saj për të zhvilluar disa opsione. Në fakt, ekzistojnë disa opsione sanksionesh, që do tadëmtonin ekonominë ruse me disa kosto që do të rriten me kalimin e kohës, dhe do të ushtrojnë jo pak presion, dhe do të ekspozojnë rrethin e miqve të korruptuar Putinit.

Të mundshme janë 2 kategori të përgjithshme sanksionesh:sanksionet ekonomike (të ashtuquajturat sektoriale) dhe sanksionet individuale. Sanksionet sektoriale më me ndikim kanë qenë ato financiare. Ndërkohë sanksionet sektoriale mund të zgjerohen në fusha të reja si minierat, metalet, transporti detar dhe kompanitë e sigurimeve.

Një politikë e fortë dhe e unifikuar e SHBA-së dhe Evropës ndaj Rusisë së Putinit, ka shanset më të mira për të shmangur një sulm ndaj Ukrainës. Përballë solidaritetit të SHBA-së dhe Evropës,mund të hezitojë të veprojë edhe Vladimir Putin. Kremlini mund ta konsiderojë Gjermaninë si veçanërisht të rëndësishme për të, dhe një qëndrim i fortë i Berlinit mund t`indryshojë llogaritë e Putinit.

Marrë me shkurtime

Shënim:Daniel Fried, ish-ambasador i SHBA-së në Poloni. John E. Herbst, drejtor i Qendrës Eurazike në Këshillin Atlantik, dhe ish-ambasador i SHBA-së në Ukrainë. AlexanderVershbow, ish-ambasador i SHBA-së në Rusi, dhe ish-zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Back to top button