Ankesa zyrtare e Brukselit, kundër dominimit të motorit të njohur të kërkimit në internet, pason gjykimin e gabuar nga të dyja palët, 3 vite më parë
Nga Richard Waters, Christian Oliver dhe Alex Barker
Dreka private në Bruksel, një javë para Krishtlindjeve të vitit 2012, kaloi nën një atmosferë pothuajse festive. Drejtori i “Google”, Erik Shmid dhe komisioneri i atëhershëm evropian për konkurrencën, Hoakin Almunia kishin arritur të mirëkuptoheshin. Zoti Almunia, kishte shprehur dyshime në fillim të atij viti, sesi Google vendoste veton në sektorin e saj kërkimit, në veçanti kur kompania promovoi shërbimet e veta të specializuara, duke dëmtuar rivalët. Normalisht, shqetësimet rregullatore si këto, çojnë në akuza zyrtare.
Por në Bruksel atë ditë, ai dhe zoti Shmid besonin se kishin arritur një mirëkuptim reciprok, që do të shmante ndonjë përplasje të mundshme. Më pak se dy javë më vonë, gjiganti i kërkimit në rrjet, kremtoi një fitore të dytë, kur Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA, pezulloi papritmas hetimin e vet antitrust, pa lëshimin e ndonjë ankese.
Por kjo ndjesi nuk zgjati shumë. Marrëveshja personale e arritur në Bruksel, doli të jetë një gjykim i gabuar nga të dyja anët. Nga viti i shkuar, lëkundjet u rikthyen: në prag të zbulimeve të bujshme të Eduard Snoudenit, rreth mbikëqyrjes së SHBA-së mbi internetin, dhe me ankthin e përhapur në Evropë mbi dominimin amerikan të internetit, kishte pak oreks politik për një marrëveshje.
Këtë javë, rezultatet e këtij dështimi ishin të dukshme, ndërsa pasardhësja daneze e zotit Almunia, Margaret Vestager, zbuloi një ankesë zyrtare kundër Google, duke shënuar rastin e parë të madh të këtij lloji, qëkur Brukseli çoi në gjyq kompaninë “Microsoft”, një dekadë më parë. Vendimi mund të rezultojë në miliarda euro gjoba për “Google”, për të mos përmendur kufizimet në rrjet, ato ligjore dhe rregullatore, të cilat mund të pengojnë drejtuesit dhe inxhinierët për vitet e ardhshme. Kritikët e industrive të “Google” në internet, thonë se gjërat nuk do të kishin arritur në këtë pikë, në qoftë se kompania e kërkimit do të ishte e përgatitur për të ofruar lëshime reale. Por një person pranë financave të kompanisë, thotë se asnjë kompani e vetme nuk mund të përballojë ndryshimet aq të thella, që kanë ndodhur në klimën dixhitale transatlantike. Ky person, thotë se “Google” e gjeti thjesht veten “në anën e gabuar të historisë”.
Keqllogarritje të rënda
Zoti Shmid dukej personi ideal për të luftuar, në çdo skutë të Brukselit. Një kundërshtar për një kohë të gjatë i Microsoft, në fillim të karrierës së tij, pretendonte se kishte mësuar nga problemet antitrust të asaj kompanie, dhe ishte i vendosur për ta bërë të sigurtë që rritja e “Google” të mos çonte në një aksident të ngjashëm me kompaninë e Bill Gejtsit.
Fillimisht ai u takua për të diskutuar këtë çështje me zoti Almunia në një territor neutral, në ajrin e rralluar të Forumit Ekonomik Botëror në Davos në vitin 2011, shumë shpejt pasi Brukseli njoftoi fillimin e hetimit të saj zyrtar ndaj “Google“. Ata gjetën shumë pika të përbashkëta, për të filluar një dialog. Marrëdhënia mes tyre ishte e përzemërt, por më shumë e ngjashme me një punë ortakësh biznesi, sesa veçanërisht e afërt, sipas një personi që e njeh mirë këtë çështje. Këto kontakte personale, hidhëruan disa nga rivalët e “Google”, të cilët paraqitën disa ankesa. Njëri prej tyre, thoshte se kishte qënë në dijeni për akuzat zyrtare: “Pastaj ne shkuam në Davos”- murmuriti ai.
Megjithatë, si zoti Almunia, ashtu edhe zoti Shmid, bënë disa llogari të gabuara e tejet serioze. Kritikët e zotit Almunia u shprehën se marrëdhënia e krijuar në Alpet zvicerane, i krijoi atij besimin e tepruar se do të mund të arrihej një marrëveshje bazë për një ridizenjim të faqeve të kërkimit të Google, çka do t’i jepte rivalëve një imazh më të mirë.
Një politikan socialist, që dikur garoi për të qenë kryeministër i Spanjës, zoti Almunia ishte krenar, vullnetfortë dhe intensivisht i përqëndruar tek detajet. Ka patur takime, ku ai merrte
një kompjuter dhe kontrollonte në google çështjet që diskutoheshin. Megjithatë, ai neglizhoi marrëdhënie personale me disa komisionerë të tjerë – diçka që iu kthye kundër.
Pasi Komisioni Federal i Tregtisë, i dha “Google” çertifikatën e “pastërtisë”, zyrtari i BE-së pati siguri se përpjekjet e veta, për të kufizuar grupin e kërkimit, do të shihen nën një dritë pozitive. Në të njëjtën kohë, ai tha se komisioni kishte marrë “një dhuratë nga autoritetet amerikane, duke patur parasysh që tani çdo rezultat që do të marrim, do të jetë shumë më
i mirë se konkluzionet e Komsionit Amerikan”.
Disa njerëz të përfshirë në këtë çështje, thonë se kishte kërkesa të zbutura të komisionit në fazat e para të bisedimeve. Zoti Almunia, ishte gjithashtu alergjik ndaj lobimeve të forta dhe kishte një bindje në rritje, se fushata anti-Google, ishte nxitur kryesisht nga rivali i vjetër “Microsoftit”, duke çuar atë të mos marrë parasysh disa ankesa.
Kolegët kujtojnë atë duke pëshpëritur:Nëse Stiv Balmer i “Microsoft”, ka një problem, pse ai po dërgon njerëzit e tij për të më takuar mua? Pasi zgjerimi i lëshimeve të propozuara nga “Google” u bë i qartë, spanjolli zbuloi se kishte një luftë në duart e tij. Sipas rregullave evropiane, propozimi duhej të shpallej për “testimin e tregut”, një proces që lejon rivalët për të parë se cili do të jetë ndikimi i saj. Ata e bënë këtë, dhe shpejt u kthyen me analiza të detajuara, duke pretenduar të
tregonin se rregullimet e supozuara, mund të jenë më të këqija sesa të kota.
Ndryshimi i erërave politike
I përmbajtur, zoti Almunia u rikthye sërish tek Google – dhe pastaj, pas shumë ankesave, një herë të tretë – për të fituar lëshime të mëtejshme. Për rrjedhojë, procesi u zvarrit gjatë viteve 2013 dhe në 2014, ashtu sikundëer erërat politike në Evropë, u zhvendosën në një mënyrë që do ta bënin të vështirë marrjen e një konsensusi unanim të 28- anëtarëve të komisionit, për të mbështetur një marrëveshje.
Një arsyet e ngurrimit të zotit Almunia, ishte dyshimi në mesin e disa anëtarëve të stafit, në lidhje me rëndësinë e rastit të tyre. Ekonomistët e komisionit në veçanti, ngritën shqetësimin mbi projekt-ankesën, ndërsa avokatët ishin të shqetësuar se argumentet ligjore ishin shumë të gjata. Nëse zoti Almunia, nuk llogariti mirë çfarë do të duhej për të arritur një zgjidhje, atëherë ai nuk ishte i vetmi.
Në vend se të lëvizte shpejt për të përmbyllur marrëveshjen ndërsa pati rastin, zoti Shmid shkoi tepër larg. Nëpërmjet tri ofertave të njëpasnjëshme, “Google” i dha mjaftueshëm zotit Almunia, sa për ta mbajtur në tryezën e bisedimeve, por jo mjaftueshëm për të bindur komisionerin të lërë mënjanë ankesat e mbetura, dhe shkuar drejt mbylljes një marrëveshje. Ajo ishte një vonesë i kushtueshme.
Vetë agjensia e zotit Almunia, ishte e para që sugjeroi skicën e një marrëveshje të quajtur “Zgjidhja holandeze” – e bazuar në një dizajn të hedhur në faqen holandeze të Google. Ideja ishte të garantoheshin rivalët e Google-it – në tregje si udhëtimi apo kërkimi i produkteve- lidhjet më të njohura në faqet e kërkimit të kompanisë.
Por rivalët u shqetësuan, se komisioneri ishte i keq-pajisur për të negociuar me Google, mbi imtësirat e kësaj fushe. Ndërsa rasti po zvarrej, u përhapën thashetheme se Google thjesht po luante për të fituar kohë. Sikur Google të tregonte një ndjenjë më të madhe urgjence, për arritjen e një marrëveshje – për shembull, duke e bërë ofertën e saj të tretë me ndikim të gjerë ofertë – kjo mund të ishte kryer në një ditë.
Por kompania ishte e bindur, se zoti Almunia kishte autoritetin për të bërë pjesën tjetër të komisionit së bashku. Sikurse vëren një person i afërt me bisedimet:”Google vuri bast mbi Almunian dhe humbi”. Lajmi i madh, erdhi disa javë më herët, me nervozizmin në qoshet e Evropës rreth fuqisë në rritje të kompanive amerikane të internetit, që filloi të kalitë edhe zemëratën popullore.
Zbulimet e Snoudenit shkaktuan zemërim të veçantë në Berlin – dhe madje edhe kujtesën ndaj shërbimit informativ famëkeq të Gjermanisë Lindore STASI – pasi qytetarët zbuluan shkallën në të cilën Agjencia e Sigurimit Kombëtare në SHBA, e përdor internetin për të mbikqyrur të gjithë njerëzit në botë. Dështimi vetjak i “Google”, për të ndërtuar partneritete më të forta në Evropë e la atë të ekspozuar ndaj këtij reagimi, thotë se një person i afërt me kompaninë.
Armiqtë e vjetër u rreshtuar për të sulmuar:drejtues të kompanive të telekomit, të pakënaqur mbi kushtet që u kërkoheshin të plotësonin për të kryer trafikun e internetit, botuesit e rinj të shqetësuar rreth humbjes së ndikimit të tyre, dhe kompanitë e mediave të lënduara, nga ajo që ata qe shohin si një mungesë të respektit për të drejtat e autorit, të gjithë kishin ankesa të mëdha.
Trashëgimi helmuese
Shkalla e izolimit të zotit Almunia-së, u bë më në fund e qartë gjatë verës. Pa aleatë të fortë në mesin e komisionerëve të tjerë, shanset e tij për të patur mbështetje të mjaftueshme për një votim që mbështeste zgjidhjen e tij të propozuar me Google, u venitën. E pashmangshmja erdhi në shtator: me mandatin e tij gati në të përfunduar, ai e refuzoi publikisht ofertën e tretë të Google.
Trashëgimia helmues e tentativave për një marrëveshje nga ana e zotit Almunia, nuk i la asnjë mundësi zonjës Vestager, veçse për të ndryshuar kursin, kur ajo e morri deyrën në nëntor, deklaron një vëzhgues i afërt i rastit.
Bija e dy ministrave luteranë, ka në Bruksel reputacionin e një vendosmërie të hekurt, përkrah një bukurie të spikatur. Ajo doli në një konference për shtyp, të mërkurën për të shpallur akuzat zyrtare, mbi shqetësimet se kompania amerikane e kërkimit, ka promovuar në mënyrë të padrejtë shërbimet e veta që janë në shitje, në dëm të konkurrentëve të saj.
Të enjten e shkuar në Uashington, ajo ishte në rolin e atij që e projekton veten si modelin e zbatuesit të qetë antitrust, si dikush që nxitet të veprojë “ekskluzivisht mbi provat që ka përpara dhe rregullave të qarta”. Ajo që nuk është thënë, është sa shumë ka ndryshuar Bruksel dhe Evropa, qëkurse zoti Shmid kishte ardhur për drekë 3 vjet më parë. / FT / Bota.al