Zodiak Ditor

Si po nis kjo javë e re për ju? Lexoni HOROSKOPIN sot, 11 nëntor 2019

DASHI

Kohët e fundit ju jeni shumë më të vetëdijshëm për veten dhe aftësitë tuaja. Pse mos t’i përdorni për të bërë dikë të lumtur sot? Ju me të vërtetë mezi prisni që kjo javë të marrë fund. Edhe pse sot një lajm interesant mund të hapet në frontin e punës.

DEMI

Qëndroni në shtëpi, nëse kjo ju bën të ndjeheni më mirë, por premtoni të bëni diçka nesër. Ju duhen risi. Ju do të duhet të provoni se jeni në dispozicion të personit pranë jush. Nëse nuk doni të shpenzoni energji për të, mbase nuk është personi i duhur.

BINJAKET

Kohët e fundit dikush në familje ju ka munguar. Mos i lini shumë pas dore këto lidhje. Eshtë e rëndësishme të mbani fort frerët, si për punë ashtu edhe për shtëpinë tuaj. Ju nuk mund të lejoni që të tjerët të vendosin për ju.

GAFORRJA

Një vendim shumë i rëndësishëm është gati të merret. Kërkoni këshillat e njerëzve që keni besim nëse keni frikë se mos gabime. Dita do të fillojë mjaft e qetë dhe monotone. Por një takim i papritur mund të gjallërojë mbrëmjen.

LUANI

Mundohuni të lëvizni më shumë këtë ditë. Gjeni një arsye për të dalë dhe shëtitur, edhe nëse moti nuk është më i miri. Kur bëni zgjedhje të rëndësishme, mos mendoni vetëm për veten tuaj, veçanërisht nëse këto mund të ndikojnë edhe te të tjerët.

VIRGJERESHA

Më në fund, puna e gjatë që keni bërë vetë është duke dhënë fryt. Shumë veta fillojnë të vërejnë ndryshime pozitive tek ju. Një dhuratë e papritur mund të rigjallërojë marrëdhënien tuaj të dashurisë. Edhe një gjest i vogël mund t’ia ndryshojë ditën partnerit.

PESHORJA

Njerëzit pranë jush janë të qetë, kjo do t’ju bëjë edhe juve më të qetë edhe për shkak se ditët e fundit kanë qenë plot tension. Nëse keni pyetje të rëndësishme për t’u përballur, kjo do të jetë dita e duhur për të menduar. Do të keni mbështetjen e duhur.

AKREPI

Sot do të gjeni diçka të re, pikërisht aty ku gjërat dukeshin shumë statike. Jini të gatshëm të përqafoni stimuj të rinj. Por humori I keq kalimtar mund t’ju bëjë të kaloni kohë të këqija me partnerin tuaj. Peshoni fjalët mirë përpara se të lëndoni dikë.

SHIGJETARI

Një javë e rëndë si ajo e kaluara duket se ju ka shkatërruar. Ndoshta sonte është më mirë të qëndroni në shtëpi, në mënyrë që të mos përplaseni me ata që nuk ju pëlqejnë. Projektet për të cilat jeni duke vuajtur për një kohë të gjatë duket se janë në rrugën e duhur. Por tani keni nevojë për të gjithë motivimin tuaj.

BRICJAPI

Më në fund një ditë ku keni ca kohë për veten. Përdoreni atë në maksimum, pa harruar t’i jepni vetes pushim. Shpesh keni drojë para se të kërkoni këshilla, ose thjesht një mendim. Mos kini frikë të tregoheni të pasigurt.

UJORI

Pritet një ditë jo shumë e mirë. Ju jeni në humor të duhur për të qenë forca lëvizëse e mbrëmjes dhe tërheqja kryesore e miqve tuaj. Ju keni qenë goxha të vështirë kohët e fundit, edhe për të kuptuar. Mundohuni t’i kushtoni më shumë vëmendje mënyrës sesi qëndroni me të dashurit tuaj.

PESHQIT

Sot do të gjeni më shumë harmoni rreth jush, për këtë ju do të prireni të jeni më të qetë dhe edhe gjatë ditës tuaj. Periudhë pozitive në punë, ku idetë tuaja vlerësohen nga kolegët dhe eprorët. Mos kini frikë të propozoni të reja. / meb.al

 

Leave a Reply

Back to top button