Ka disa shenja që jeni të bllokuar në disa raste në bisedat e WhatsApp.
* Nuk shihni kohën se kur një kontakt është parë për herë të fundit online.
* Nuk shihni më fotografi të reja të avatarit në profilin e një kontakti.
* Të gjithë mesazhet tuaja kanë vetëm një shenjë “tick” (mesazhi është dërguar), por jo dy (mesazhi është marrë).
* Ju krijoni një grup në chat por nuk mundeni ta shtoni një kontakt (kjo ndoshta do të thotë se ju ka bllokuar).
Megjithatë këto shenja nuk garantojnë 100% që ju jeni ndaluar si kontakt. Thjeshtë kontakti juaj mund të ketë ndryshuar dukshmërinë në telefonin e tij. / Bota.al