Psikologji

Si të biesh dakord me një femër të vështirë?

Femrat e vështira janë ato që bien në sy menjëherë. Nuk kënaqen lehtë, nuk janë aspak mendjelehta dhe besimi i tyre nuk mund të fitohet lehtësisht. Mund të të duhet shumë kohë, derisa të arrish të bësh për vete një femër të vështirë, por pastaj do ta kuptosh se gjithçka ia ka vlejtur, pasi femrat e tilla imponojnë respekt. Sa herë që ke pranë një femër të tillë, e ndien rëndësinë që ajo të jep dhe vlerësimin që ti merr prej të tjerëve për faktin që ke në krahë dikë që vërtet ia vlen.

Mirëpo femrat e vështira, ashtu siç kanë edhe emrin, pavarësisht se janë ato më interesantet që duhet shumë t’i bësh për vete, po aq shumë duhet edhe t’i bindësh për të rënë dakord me to në raste mosmarrëveshjesh. Si mund të arrihet një gjuhë e përbashkët me to? Është shumë e thjeshtë, nëse je ti në faj, bën mirë të kërkosh falje dhe të vazhdoni përpara duke mos i mbajtur mëri njëri tjetrit. Nëse nuk je në faj, sërish të mbetet e njëjta zgjedhje që mund të bësh, e di pse? Sepse edhe kur nuk ke faj, nëse do t’i zgjasësh diskutimet me të, do të jetë akoma më keq. Nuk do të zgjidhni asgjë, ajo do të mërzitet akoma më tepër dhe me shumë mundësi as që do të dojë të të flasë më në ditët në vazhdim. Nëse do të kesh pranë një femër të vështirë, por që secilit i tregon vendin që meriton në jetë, atëherë bën mirë të biesh dakord me këto kushte, ose dikush tjetër do ta bëjë këtë gjë në vendin tënd.

Duhet të kuptosh se është tepër e lehtë të humbasësh një person në jetë dhe ta zëvendësosh atë me dikë tjetër. Mjafton vërtet shumë pak për diçka të tillë, ama duhet të marrësh parasysh edhe vlerën e personit që po humbet dhe të atij që po fiton. Mos u përpiq të mbledhësh gurë dhe të humbasësh diamantë, pasi një femër të vështirë kushdo do të donte ta kishte pranë, ndërsa një femër që nuk di të vlerësojë veten e saj dhe aq më tepër të tjerët, mund ta kenë të gjithë. Zgjidhi personat sipas vlerës së karakterit të tyre. Duke e kuptuar se çfarë mund të humbasësh, do të kuptosh edhe se çfarë mund të bësh në rastet e debateve. Nëse ruan qetësinë dhe i hap vend personit tjetër, me kalimin e kohës do ta kuptosh edhe se ke bërë gjënë e duhur…

Leave a Reply

Back to top button