Your Life

Sjelljet negative që ju bëjnë mirë

Psikologët kanë deklaruar se disa sjellje të konsideruara si negative i bëjnë mirë shëndetit mendor të njerëzve. Ata japin rekomandimet e tyre edhe për këtë rast

Screen Shot 2016-06-25 at 08.40.37

Ekzistojnë disa sjellje, të cilat konsiderohen si negative, por që në të vërtetë i bëjnë mirë secilit prej nesh. Janë të shumtë personat që besojnë se disa sjellje dhe disa mënyra përballimi problemesh janë negative, por jo gjithmonë është kështu.

“Ndonjëherë, mënyra jonë e të reaguarit ndaj disa problemeve, mund të na shpëtojë nga situata të këqija”, bien dakord psikologët.

Por cilat janë këto sjellje, do të thoshit ju? Ja atëherë sjelljet e konsideruara shpesh si negative, por që në të vërtetë bëjnë mirë për arsye të ndryshme.

1 Të qarët

Mund t’ju duket ndoshta e kotë, por të qarët është një sjellje e shëndetshme në disa situata. Por pse?

E qara është një çlodhje emocionale, e cila lejon të përballoni dhembjen dhe të rifilloni të nesërmen me më shumë pozitivitet. Si lotët e dhembjes ashtu edhe ata të lumturisë, e ndihmojnë psikikën tuaj të eliminojë atë energji që mund të jetë e dëmshme nëse përmbahet.

2 Të folurit me veten

Të flisni me veten ju bën mirë. Nuk duhet të ketë më paragjykime mbi këtë gjë, sepse realisht nuk është ashtu siç të gjithë e mendojnë. Sipas disa studimeve, të folurit me vetveten do të kontribuonte në rritjen e inteligjencës, ndërsa do t’ju ndihmonte të zgjidhnit në autonomi totale problemet që keni, më lehtë dhe më shpejtë. Ndër të tjera, të folurit me veten do t’ju ndihmonte të shfryheshit, pak a shumë siç ndodh në rastin kur shkruani.

3 Vetmia

Edhe vetmia duket se ka aspektet e saj pozitive: në fakt, vetmia ndihmon në arritjen e një niveli më të thellë të vetvetes, të cilin nuk mund ta zbulojmë nën shoqërinë e të tjerëve. Qëndrimi me veten, duke përfshirë edhe stimujt e jashtëm herë pas here, mund të bëjë veçse mirë dhe të ndihmojë në rritjen e brendshme.

4 Nevrikosja

Kush e ka thënë se nervozizmi duhet konsideruar gjithnjë negativ? Të qenët të nervozuar (me kufi) mund të ndihmojë në ndryshimin drejt aspektit pozitiv. E rëndësishme është të përdorim nervozizmin në mënyrë pozitive dhe konstruktive, për të ndryshuar për më mirë.

5 Mosbindja

Të mosdëgjuarit apo mosbindja ndaj të tjerëve, nuk mund të jetë medoemos një sjellje arrogante ose antisociale, siç besohet shpesh: mund të ndodhë që të jetë më mirë të ndiqni instinktin tuaj më shumë sesa këshillat e gabuara apo zërat e jashtëm. Mundohuni të kuptoni se kur është rasti për të reaguar në këtë mënyrë dhe për të qenë disi të urtë.

6 Mospërshtatja

Mospërshtatja me shoqërinë e sotme ose me disa situata që na shfaqen në jetë, mund të jetë e dhembshme, por nuk ka asgjë më të kënaqshme dhe pozitive sesa të mendoni me kokën tuaj dhe të gëzoni ideale dhe vlera të ndryshme për t’i çuar përpara: kjo, në fakt, mund t’ju bëjë të zbuloni pjesë të reja të fshehura tuajat dhe ju mund të jetoni në një botë të re dhe më të mirë./Shqip

Leave a Reply

Back to top button