Sport

Skandali i FIFA-s dhe misteri i 2 milionëve që iu paguan Platinisë

Screen Shot 2015-10-07 at 11.39.29

Copa e letrës nuk gjendet. Dokumenti që do të justifikonte derdhjen e 2 milionë frangave zvicerane, kryer në shkurt 2011 në llogarinë rrjedhëse të Michel Platinisë, ende nuk del nga bilancet e FIFA-s. Një pagesë në një shumë të tillë i rezulton atij që ka ardhur të kontrollojë këta bilance, nga viti 2002 deri në 2013, në cilësinë e presidentit të Komisionit të auditimit të brendshëm: italianit Franco Carraro. “Nuk mbaj mend të kem parë një zë në shpenzime, prej 2 milionë frangash, që i kanë shkuar MIchel Platinisë për punën e tij si konsulent”, deklaron Carraro, ish president i Federcalcios dhe sot Senator i Forza Italia. “Dhe koha e pagesës, e kryer me nëntë vite vonesë, është natyrisht jonormale”.

Fjalë që mund t’i interesojnë prokurorit të përgjithshëm të konfederatës zvicerane, Michael Lauber, i cili ka në tryezën e tij dosjen më shpërthyese për futbollin botëror. Blatteri akuzohet se ka lidhur, në vitin 2005, një kontratë “në shkelje të detyrave të tij dhe kundër interesave të FIFA-s”, me Unionin futbollistik të Karaibeve të udhëhequr nga famëkeqi Jack Uarner, i cili në maj u arrestua nga FBI. Por, puna e Lauberit po përqëndrohet mbi të gjitha tek ajo pagesë misterioze prej 2 milionë frangash, në llogarinë e Michel Platinisë, dhe autorizuar personalisht nga Blatteri: nëse do të demonstrohet që bëhet fjalë për atë që në fakt është e dukshme, pra një pagesë të pajustifikuar, aspiratat e presidentit aktual të UEFA-s për të qenë pasardhës i Blatterit do të pësonin një goditje fatale. Për momentin, hetuesit zviceranë, që kanë sekuestruar dhjetëra dosje në selinë e Zyrihut, nuk kanë gjetur gjurmë të justifikimit të pagesës.

“Nuk mbaj mend fatura për Platininë në vitin 2011, por nuk mundem as ta përjashtoj”, shton Carraro. “Në fillim të viteve Dymijë brodhi botën për hesap të Blatterit, dhe është e habitshme që dikush që e pret atë shifër, të kujtohet vetëm pas nëntë vjetësh. Sidoqoftë, unë jam diplomuar në ekonomi dhe tregti, jo në juridik: pyesni ekzekutivin e FIFA-s, se në cilën pjesë të bilancit zë vend pagesa për Platininë. Për arsye transparence, duhet ta bëjnë publike”.

Përgjigja zyrtare e FIFA-s ndaj kërkesës së bërë nga La Repubblica si dhe nga gazeta zvicerane Tages-Anzeiger në 5 tetor, nuk ka shkuar më tej se një “no comment”, i arsyetuar me nevojat për të qenë të rezervuar, për shkak të hetimit që vazhdon. Ajo pak gjë që del nga zyrat e hetuesve të Lauberit, lejon megjithatë të vësh në radhë disa fakte. Javën e kaluar, në një letër drejtuar 54 federatave që formojnë UEFA-n, Platini (që për momentin nuk është nën hetim, por është thirrur nga magjistratura si dëshmitar në dijeni të fakteve), ka hspjeguar se 2 milionët i ka marrë për konsulencën e ofruar në cilësinë e këshilltarit, nga janari 1999 deri në qershor 2002, “kryer me kontratë të rregullt”, sepse “ishte një punë me kohë të plotë dhe të gjithë i dinin mirë funksionet e mia si dhe gjërat me të cilat merresha”. Nuk ka dhënë asnjë shpjegim për vonesën prej nëntë vitesh, duke thënë më tej se ndoshta ka ardhur për shkak të “situatës së vështirë financiare, në të cilën ndodhej federata botërore e futbollit në atë kohë”.

Në fakt, mes 1999 dhe 2002, disa partnerë tregtarë të FIFA-s kishin falimentuar, duke shkaktuar një defiçit prej 134 milionë frangash zvicerane, por cikli u mbyll gjithësesi me një tepricë prej 115 milionë frangash. Gjë që e bëri Blatterin të deklaronte, në vitin 2003, “se në lidhje me financat tona, nuk kemi qenë asnjëherë më të qëndrueshëm se tani”. Përse Platini nuk u pagua në vitin 2003 apo në vitet që pasuan, kur buxheti e lejonte?

Jo vetëm kaq. Kontrata e konsulencës e firmosur nga Platini – sipas asaj që shkruan Tages Anzeiger – parashikonte një pagesë prej 300 mijë frangash në vit, për katër vite e gjysmë, dhe të paktën dy të tretat e shifrës, 1.05 milionë franga, ishin derdhur që në atë kohë. Atëherë, në çfarë cilësie i mori 2 milionë frangat në vitin 2011?

Janë pikërisht kohët që kanë vënë në dyshime prokurorinë. Shuma e majme ka ardhur në llogarinë e Platinisë, dy muaj pasi Katari kishte marrë befasisht të drejtën e organizimit të botërorit 2022, gjatë një gare shumë të kontestuar në selinë e FIFA-s në 2 dhjetor 2010, një garë që përfundoi në shënjestër si të FBI-së, ashtu edhe të hetuesve zviceranë, që nuhasin aromë korrupsioni. Pavarësisht se arsyeja e shëndoshë dhe klima e bënin SHBA kandidatin e preferueshëm, Blatteri ishte deklaruar në favor të Katarit. Kështu kish bërë dhe Platini, duke marë pas vetes të gjithë votat e anëtarëve të UEFA-s, që më pas rezultuan vendimtare.

“Koha e pagesës është vetëm një koinçidencë”, është mbrojtur Le Roi. Në 29 janar 2011, Platini – siç zbulojnë disa dokumenta të rezervuar që janë botuar nga Sunday Times – fluturoi në Malajzi, për të ngrënë një drekë me Mohammed Bin Hammamin, anëtar i komitetit ekzekutiv të FIFA-s, i cili i ofroi mbështetje për kandidaturën në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, që do të mbaheshin në qershor. Platini u duk se pranoi, por pastaj në mars – një muaj pas pagesës – vendosi të mos garojë kundër Blatterit. “Edhe kjo nuk ka lidhje – ka thënë Platini – sepse në atë kohë nuk kisha menduar seriozisht që të kandidoja”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button