Sport

SPORT / Bota e futbollit në zi për Tito Vilanovën

vilanovaIsh traineri i Barcelonës, Tito Vilanova, që luftonte me kancerin prej një kohe të gjatë, ndërroi jetë në moshën 45-vjecare. “FC Barcelona është në zi të thellë”, bëri të ditur në një deklaratë klubi katalan. “Tito Vilanova ka ndërruar jetë në moshën 45 vjec. U preftë në paqe!” Vilanova, që ishte diagnostikuar fillimisht me një tumor në fyt në vitin 2011, u tërhoq nga pozicioni i trainerit të Barcelonës në korrik 2013. Ai pasoi Bep Guardiolën, i cili tani është trainer i Bajernit të Mynihut dhe udhëhoqi gjigandët katalanas në fitoren e titullit të Spanjës, gjatë kohës që drejtonte ekipin.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu shkruajti në faqen e tij në Twitter: “Tito Vilanova ishte një person i mrekullueshëm, dhe nuk do të harrohet kurrë tek FC Barcelona. Faleminderit për gjithcka që na mësove. U prefsh në paqe!”

Futbollisti i Barcelonës, Cesc Fabregas shkruante në faqen e tij në Facebook se e kishte takuar Vilanovën 14 vjet më parë, duke shtuar: “Faleminderit që besove gjithmonë tek unë, që më ndihmove të përmirësohet dhe të kapërcej pengesat profesionale dhe personale”.

I gjithë komuniteti i futbollit ka shprehur ngushëllimet. Mbrojtësi i Realit të Madridit, Sergio Ramos shkruante në Twitter se Vilanova “ishte një shembull force për të gjithë ne. U prefsh në paqe!”

Leave a Reply

Back to top button