Sport

SPORT / Edgar Çani, ish refugjati shqiptar që po bën të ëndërrojnë barezët

edgar caniLa Stampa

Ishte ora dy e natës. Deti të kallte frikën. Mimoza Hajno, me profesion projektuese teknike, mbante shtrënguar në prehër një fëmijë 11 muajsh. Djali i saj. Ajo e ka quajtur gjithmonë EJ, Edgar Junior. “Ishim strehuar për dhjetë ditë në ambasadë, bashkë me mijëra të tjerë. Kishim me vete vetëm rrobat e trupit. Hanim nga një copë bukë dhe ndonjë domate. I yni kishte qenë xhesti i parë i rebelimit kundër regjimit komunist shqiptar. Nuk dinim asgjë, na kishin fshehur madje edhe rënien e Murit të Berlinit. Ishim të tronditur, por donim lirinë. Natën e 13 korrikut 1990, anija jonë ishte e para që nisej drejt Italisë”.

Sot EJ nuk mund të shëtisë në rrugët e Barit. E ndalojnë të gjithë: “Je i madh!”, “Bravo Edgar!”. “Faleminderit Edgar”. Përqafime, komplimenta, autografë, madje edhe lotë. Të premten në mbrëmje Edgar Junior Cani, sulmuesi refugjat, shënoi dy gola shumë të rëndësishëm, që ndoshta do ta ngjisin Barin në Serinë A. Por ajo që ka më shumë rëndësi është që udhëtimi i familjes së tij, tani më në fund ka marë fund. Pikërisht në Bari kishin zbarkuar 24 vjet më parë.

“Më kujtohen punonjëset e kryqit të kuq në Portin e Barit, që e morën Edgarin për ta ndërruar – thotë e ëma – na dhanë për të pirë dhe për të ngrënë. Ishte një gjë shumë e vështirë dhe shumë e bukur. Më kujtohet mirë bujaria e italianëve, vecanërisht puljezëve”.

Babai i Edgar Canit është inxhinier, e ëma ka vazhduar të bëjë projektuesen teknike. Nga Pulia, u transferuan fillimisht në Firence dhe më pas në Umbria, ku hodhën rrënjë. Të dy gjetën punë Citta della Pieve: “Një vend i qetë, thotë Mimoza, i përsosur për të patur në kontroll Edgarin”.

Edgar Junior u bë një futbollist i rëndësishëm. Eshtë 24 vjec, i gjatë 1.87. Shpesh herë e nis ndeshjen nga bankina. Megjithatë: “Paga ime e parë në Peskara ishte 1800 Euro. Një shifër që në Shqipëri nuk e fiton pothuajse askush. Di që jam shumë me fat. Pastaj, tani nuk më mungon asgjë. Shpresoj të qëndroj tek bari. Falënderoj Italinë për mënyrën si na ka pritur. Dua të bëhem gjithnjë e më i fortë”.

Ej ka bredhur shumë përpara se të rikthehet atje ku nisi gjithcka. Sezonin më të mirë e ka patur në Poloni (14 gola). Ishte i vogël natën e udhëtimit të parë, por nuk ka harruar: “Shikoj lajmet. Lexoj gazetat. I kuptoj këto familje emigrantësh. Ndonjëherë, largimi është e vetmja mundësi që të mbetet…”

Leave a Reply

Back to top button