Sport

Stadium i ri, vese te vjeter

ndeshjaStadium i ri, vese te vjetra. E nuk e kemi per koret, shfaqje, perversitete, sharje/ofendime. Futboll pa keto nuk e gjen as në vendet më të qytetëruar, atje ku futbolli është shndërruar në pothuajse fe. Por ajo që nuk e gjen kurrë atje, është indiferenca e pashembullt e organeve ligjzbatues, bashkë me paaftësinë totale të tyre për të vënë nën kontroll një  grusht huliganësh, që me veprimet e tyre na duken si të teleportuar nga një tjetër kohë.
Edhe njehere behet fjale per keq administrimin e ketyre mbasditeve sportive. E ne nje stadium mbushura thuajse as nje te katerten e kapacitetit e ku distanca mes tifozerive ishte qindra metra.
Sipas të pranishmëve në stadium, ajo që ka ndodhur është që diku rreth minutës 60, tifozët elbasanas, që në këtë pikë e kanë patur të pamundur të “durojnë më tej” atë që po u ndodhte mu atje, në “sofrën” e tyre, u nisën në drejtim të tifozëve të Tiranës. Tani, me stola të shkulur në duar dhe me copa tullash, cfarë mund të kërkonin tifozët elbasanas? Një përqafim? Të uronin mirëseardhjen, me një orë vonesë?
Policia ndoshta nuk e kishte menduar se kjo mund te ndodhte, po pak rendesi ka. Rezultoi jo vetem e papergatitur por edhe pak efektive. Nuk mundi te frenoje aspak perleshjen spontane mes tifozeve. E cila, “vetë u ndez. e vetë u shua”.
Nëse ka një gjë të mirë që mundesh ta nxjerrë prej gjithë asaj atmosfere sa absurde, aq edhe të trishtë, ajo është sjellja e futbollistëve nga kryeqyteti, që kanë rendur të qetësojnë tifozët e tyre të provokuar.
Pavaresisht nga c’mund te thuhet, qofte copat e stolave te stadiumit te ri (te cilët u testuan se ishin efikase per t’u ngritur ne fluturim alla Frisbee, shpresojme mos te kthehet ne mode) qofte sendet e forta, si psh gurët (si ishte e mundur te gjendeshin brenda stadiumit?) fluturuan me drejtimin tifozeri pritese, tifozeri udhetuese.
Eshtë një vazhdim i traditës, po të pyesësh tifozët fanatikë bardheblu. Të cilët kujtojnë kohë të vjetra në stadiumin e vjetër, kur mbi koka u fluturonin edhe copa mobiljesh, të përmasave modeste.
Të paktën këtë të dielë, kuptuam se stadiumi i Elbasanit e ka më se të merituar titullin “Arenë”. Të cilin ia vumë kur vendosëm të ndërtojmë një stadium “si në Perëndim”. Të tillë e ndërtuam. Edhe emrin të tillë ia vendosëm. Sa për sjelljen… të shohim.

Leave a Reply

Back to top button