Shkence

Stephen Hawking ka një paralajmërim për njerëzimin. Largohuni, përpara se…

Screen Shot 2016-04-07 at 12.07.49

Gjërat nuk duken mirë për qeniet njerëzore në të ardhmen. Profesor Stephen Hawking është i shqetësuar se ngrohja globale, lufta bërthamore dhe viruset mund të na shfarosin kollaj, sepse janë rreziqet më të mëdha ekzistenciale për qenien njerëzore.

Hawking kalon një pjesë të mirë të kohës duke menduar për gjërat që mund të shkojnë keq, që nga përthithja e planetit tonë në një vrimë të zezë, deri tek shfarosja prej luftës bërthamore. Ai beson se kolonizimi i planetëve të tjerë është e vetmja mënyrë për të siguruar mbijetesën e njerëzimit.

“Ndonëse shansi për një fatkeqësi në planetin Tokë në një vit të caktuar mund të jetë shumë i ulët”, thotë Profesor Haëking për BBC, “me kalimin e kohës ato rriten dhe bëhet një gjë pothuaj e sigurtë për mijëra vitet e ardhshëm”.

“Deri në atë kohë, ne duhet të jemi shpërndarë në hapësirë, dhe në yjet e tjerë, me qëllim që një katastrofë në tokë nuk do të sjellë fundin e racës njerëzore”, vazhdon ai. “Megjithatë, ne nuk do të mund të krijojmë koloni në njëqind vitet e ardhshëm, kështu që deri atëherë do të na duhet të jemi shumë të kujdesshëm”.

Hëaking shpreh shqetësim për disa prej vendimeve të kolegëve shkencëtarë. “Ne nuk do të ndalim së bëri progres, ose ta sprapsim, kështu që duhet të pranojmë rreziqe dhe t’i kontrollojmë”, thotë ai. “Unë jam optimist dhe besoj që mundemi. Eshtë e rëndësishme të sigurojmë që këto ndryshime po na shpien në drejtimin e duhur. Në një shoqëri demokratike, kjo do të thotë që të gjithë kanë nevojë të kenë një mirëkuptim bazë të shkencës për të marrë vendime të informuar në të ardhmen”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button