Psikologji

Studimet tregojnë se nipërit dhe mbesat kanë nevojë për gjyshërit më shumë nga sa e mendonim

Nuk kemi nevojë që një terapist apo psikolog të na thotë se të kalosh kohë me prindërit është jostresuese. Por sa të nevojshëm janë gjyshërit në jetën e nipërve apo mbesave? Ja çfarë thonë studimet.

1. Fëmijët i shohin gjyshërit si dëgjues të mirë të ankesave të tyre.
Gjëshërit për ta janë si prindër të dytë. Kur prindërit u duken sikur nuk i dëgjojnë mjaftueshëm, gjyshërit janë përherë aty për t’i dëgjuar. Shumë fëmijë e kanë të vështirë ta pranojnë hapur se prindërit nuk u kushtojnë shumë vëmendje, ndërkohë e pranojnë më lehtë që gjyshërit i dëgjojnë më tepër.

2. Gjyshërit ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit mendor.
Një studim i publikuar në vitin 2016 tregon një lidhje të ngushtë midis gjyshërve dhe nipërve, të cilët rezultuan të kishin një tendencë më të ulët për të vuajtur nga depresioni. Kjo tregoi se gjyshërit ishin përmirësues mjaft të mirë të shëndetit mendor për nipërit dhe mbesat e tyre.

3. Gjyshërit janë lidhja me të shkuarën e prindërve.
Fëmijët janë tepër kureshtarë dhe duan të dinë gjithçka, edhe lidhur me të shkuarën e prindërve të tyre. Shumë nga përgjigjet e këtyre pyetjeve i kanë gjyshërit, të cilët veprojnë si ura për të lidhur të tashmen me të shkuarën e prindërve.

4. Gjyshërit i mësojnë të mos shqetësohen shumë për të ardhmen.
Plakja është e pashmangshme dhe bashkë me të vijnë edhe flokët e bardhë, rënia e dhëmbëve, apo humbja e shumë miqve. Gjyshërit janë aty për t’i mësuar nipërit dhe mbesat mbi këto ndryshime, si dhe u mësojnë si mos të tremben prej tyre.

5. Gjyshërit janë udhëheqës mjaft të mirë.
“Ji ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë” dhe kjo gjë nuk shihet kurrsesi më mirë se sa tek gjyshërit. Ata janë atje për të kaluar kohë me nipërit dhe për t’i bërë të ndjehen rehat dhe të rëndësishëm.

6. I mësojnë fëmijët si ta vlerësojnë çdo moment.
Fëmijët rriten më shpejt nga sa do të donin prindërit, apo gjyshërit. Koha ka vlerë dhe koha e shpenzuar me familjen ka akoma më shumë vlerë. Duke parë gjyshërit, fëmijët e kuptojnë se një ditë do të arrijnë vetë në atë moshë dhe se duhet ta shfrytëzojnë çdo moment për ta bërë jetën të vlefshme.

7. Gjyshërit u dhurojnë dashuri të pakushtëzuar.
Shumica prej nesh mendojnë se dashuria duhet fituar dhe se duhet të kalojmë orë e orë të tëra me dikë, të bindemi se na qëndron besnik ai person për ta dashur. Por jo gjithmonë funksionon kështu. Prindërit dhe gjyshërit i duan fëmijët që nga dita që lindin dhe nuk ndalen asnjëherë së i dashuri.

8. Janë miqtë më të mirë për nipërit dhe mbesat.
Ne mendojmë se në shkollë apo në punë mund të gjesh miq të mirë. Shumicën e rasteve ndodh kështu. Por edhe gjyshërit mund të shndërrohen për fëmijët miq mjaft të mirë për të kaluar kohën. Ata ndihen të lumtur, kur kalojnë kohë me nipërit dhe mbesat dhe koha me ta mund të jetë po aq argëtuese sa me shokët në shkollë.

9. Gjyshërit e konsiderojnë shumë të rëndësishëm rolin e “gjyshërve”.
Sipas “Shoqatës Amerikane të Gjyshërve”, gjyshërit mendojnë se detyra e tyre si gjyshër është mjaft e rëndësishme dhe u jep kënaqësi. Kështu që, në kushte të tilla, nipërit dhe mbesat nuk duhen kurrsesi të shqetësohen kur kalojnë kohë me ta, pasi ata janë merakosur fillimisht për këtë gjë.

10. Gjyshërit i mësojnë fëmijëve stilet e së shkuarës.
Veshjet e viteve të shkuara nuk dalin asnjëherë nga moda, ose dalin përkohësisht dhe pastaj rikthehen sërish në modë. Koha e ka treguar një fakt të tillë. Çdo gjë që dëshiron ta dish lidhur me këtë aspekt, mund ta mësosh vetëm me një bisedë me gjyshërit.

Back to top button