Shkence

Studimi i ri: Lexohet kujtesa afatshkurtër në kohë reale

kujtesaHulumtuesit pohojnë se janë në gjendje që në kohë reale të lexojnë kujtesën e njeriut dhe të shohin se çfarë janë duke menduar.

Në një eksperiment revolucionar të kryer me një grup studentësh, shkencëtarët e Departamentit të Psikologjisë dhe Neurologjisë në Universitetin e Oregonit kanë arritur të përcaktojnë se në cilin kënd qëndron shufra të cilin studentët e kanë imagjinuar, si dhe kanë parashikuar se cili në mesin e grupit të hulumtimit ka kujtesën më të mirë afatshkurtër.

Ekipi i Universitetit, me ndihmën e elektroencefalogramit të bashkangjitur në kafkën e të anketuarve, ka regjistruar aktivitetin nervor teksa ata shikonin shkopin e thjeshtë në një kënd të caktuar, ndërsa të dhënat janë ruajtur në kujtesën afatshkurtër. Pastaj, me ndjekjen e ritmeve alfa, është arritur të dihet këndi i saktë në të cilin shufra qëndron. “Këto rezultate janë dëshmi të forta se oscilimet elektrike në domenin e frekuencave alfa luajnë rol kryesor në aftësinë e njeriut që të ruajë një numër të caktuar të elementeve në kujtesën afatshkurtër”, thuhet në studim. “Në qoftë se ky ritëm është ai që ua mundëson njerëzve për të mbajtur mend diçka, kuptimi i origjinës së krijimit të kësaj mund të na jap njohuri për kufizimet e kapaciteteve themelore të mendjes së njeriut”, thuhet ndër të tjera në studim. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button