Sport

“SUAREZ” ndan të mëdhenjtë / Pele: Vendim i drejtë. Maradona: Pse nuk e dërguan në Guantanamo?

suarezziiLegjenda e gjallë e futbollit brazilian, Pele, ka deklaruar se dënimi për Luis Suarezin është më se i drejtë. Surez u dënua me nëntë ndeshje nga kombëtarja dhe katër muaj pezullim nga të gjitha garat pas kafshimit që i bëri Chiellinit, teksa Pele është i bindur se vendimi është i drejtë nga FIFA. “Vendimi i FIFA-s është i mirë dhe i drejt sepse vë një shembull të mirë që këto akte të mos përsëriten”. “Nëse ai nuk do të ishte dënuar në këtë mënyrë, këto incidente do të mund të përsëriteshin. Asnjë lojtar nuk guxon ta bëjë atë që bëri Suarez. Unë besoj se dënimi është i drejtë dhe i matur”, ka thënë Pele.

Ndërkohë i kundërt ka qenë mendimi i një tjetër kampioni të madh, i cili ngahera ka “garuar” me Pelenë se kush është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave. Diego Armando Maradona ka sulmuar ashpër FIFA-n për këtë vendim. “Dënimi i dhënë nga FIFA është një turp. Ata nuk kanë asnjë lloj ndjenje për tifozët”, ka deklaruar Maradona. “Ndoshta kanë menduar edhe të shkojnë më tej e ta dërgojnë në Guantanamo. Ky është një vendim që kalon cdo limit dhe FIFA nuk mund të na bëjë moral. Suarez nuk vrau njeri, ndaj dënimi i tij është një veprim mafioz i FIFA-s”.

Leave a Reply

Back to top button