Sport

Supergol i Tottit, por Roma ngec sërish. Tri pikë për Milanin (Video)

Screen Shot 2015-02-22 at 18.04.15Roma ka ngecur sërish prapa Juventusit duke barazuar në udhëtim te Hellas Verona (1-1).
Legjendari Francesco Totti realizoi për verdhekuqtë (26’), mirëpo Seydou Keita gaboi në përpjekje për ta larguar topin dhe e futi në rrjet (38’).
Ky barazim e lë Romën nëntë pikë prapa liderit Juventus dhe ia zbeh gjasat për t’u konkurruar Bianconerëve për titullin e kampionit.

https://www.youtube.com/watch?v=pZGlFVipPuA

Nga ana tjetër, Milani ka regjistruar fitore prej 2-0 kundër Cesenas me golat e Giacomo Bonaventuras (23’) dhe Giampaolo Pazzinit nga penaltia (90’).
Ky triumf i pozicionon kuqezinjtë në vend të tetë në tabelë me 33 pikë, nëntë më pak se pozita e tretë që mbahet nga Napoli (me një ndeshje më pak të zhvilluar).
Fitore ka regjistruar edhe Lazio kundër Palermos (2-1) duke iu afruar në dy pikë vendit të tretë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=SLkR-FpZXd8

Leave a Reply

Back to top button