Sport

Superiore/ Kamza ngjitet në vendin e katërt viktima e radhës Laçi

Kamza e ngjitur nga Kategoria e parë duket do të tregoj që nuk ka qenë rastësi pjesëmarrja e saj në ligën Superiore. Në ndeshjen përmbyllëse të javës së tetë Kamza ka treguar edhe njëherë se ajo mund të shkaktoj surpriza edhe me skuadrat që quhen të forta. Në ndeshjen me Laçin ku prezent ishte dhe tensioni në fushë, gjithçka vendos nga një gol i Sebino Plakut duke e ngjitur në vendin e 4-t të renditjes në kuotën e 12 pikëve, 1 më shumë se Partizani.

Në pjesën e parë shanset më të mira i pati pikërisht Kamza me Sebino Plakun që të 30-tën u ndal nga traversa ndërsa disa sekonda më vonë nuk gjeti portën e Selmanit. Golin e fitores Kamza e gjeti shumë vonë në të 86-tën me Plakun që i shërbyer nga Frashëri goditi saktë me kokë për t’i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Ndreut.

Leave a Reply

Back to top button