Sport

Supersfida e Seria A, trajneri i Milanit: Kjo ndeshje pikë kthese për ne 

Punët në skuadrën e Milanit nuk po shkojnë ashtu siç duhet, por në ndeshjen e fundit duke kthyer qetësinë.  Fitorja kundër Chievos ka qetësuar dhe trajnerin, i cili është në fije të perit për tu shkaktuar.  Pas suksesit në këtë ndeshje tashmë, për kuqezinjtë duhet konfirmimi ndaj Juventusit, ditën e shtunë. “Nëse do të fitojmë, për ne nis kthesa në kampionat. Shoh dritë në fund të tunelit dhe skuadra po rritet shumë. Duhet ndeshja perfekte dhe pak fat, por i kemi të gjitha kushtet për të mundur Juventusin”, tha trajneri i Milanit, Vincenzo Montella.

Në lidhje me Suson, i cili duket se më në fund është vënë në qendër të projektit kuqezi, Montella tha: “Është në kushte të mira dhe është talenti më i mirë në këtë moshë që kam pasur nën urdhra”.

Leave a Reply

Back to top button