Psikologji

Takimi i parë,  pa u menduar shumë…

Që nga pamja e jashtme, deri tek mënyra e komunikimit: gabimet që nuk duhet të bëni në takimin e parë, nëse kërkoni ta bëni për vete

Takimi i parë gjithmonë krijon dyshime dhe pasiguri, si për ata që janë fillestarë, ashtu edhe për ata që tashmë kanë më shumë përvojë. Nuk duhet t’ju mbërthejë ankthi dhe të anuloni gjithçka! Me disa këshilla mund të përgatiteni dhe të jeni të qetë në takim, si dhe të jepni më të mirën.

Mos e teproni me look-un

Është e ligjshme të doni të shfaqeni e kurura, por më mirë të mos e teproni. Zgjidhni një look të përshtatshëm për momentin e ditës dhe kontekstin: pa shumë xixa gjatë ditës ose taka të larta, nëse planifikoni shëtitje romantike në park. Është mirë që të mos ekzagjeroni me makijazhin apo stilin e flokëve. Mundohuni të jepni vlerë vetes, por qëndrojini besnike stilit tuaj: vetëm në këtë mënyrë do të ndjeheni të qeta dhe si pasojë, më të sigurta për veten dhe hijeshinë tuaj.

Ndani situata të këndshme

Për takimin e parë mund të jetë një ide e mirë që të zgjidhni një aktivitet që i përfshin të dyja, por në të njëjtën kohë nuk është shumë angzhues: një shëtitje në qendër të qytetit, një akullore, një film. Shmangni situatat shumë formale në të cilat ju nuk do të ndiheni rehat.

Komunikoni korrektësisht

Në takimin e parë është e preferueshme të mos e përmbytni personin tjetër me një rrëfim të hollësishëm të jetës tuaj: le të jetë i intriguar nga ju dhe të bëjë pyetje. Pastaj ka disa tema që më mirë t’i shmangni, të paktën në këtë takim të parë: historitë e kaluara, problemet personale, çështjet ekonomike, politike. Mundohuni të jeni vetja, buzëqeshni dhe dëgjojeni.

Si ta përfundoni takimin

Takimi shkoi mirë dhe është koha për të thënë mirupafshim? Do të filloni të pyesni nëse dhe kur do të vijë puthja e parë. Në këtë rast nuk ka rregulla: nëse ju mendoni se atmosfera e duhur është krijuar dhe jeni në një mendje, pse të prisni? Rrezikoni që të bëheni të dy më kot nervozë.

A ishte takimi i papëlqyeshëm? Përshëndetuni përzemërsisht dhe jini reciprokisht të sinqertë. 

Iluzionet vetëm dëm do ju bëjnë.

Leave a Reply

Back to top button