Kjo është e ardhmja e fluturimeve hapësinore me njerëz: Dragon V2 i SpaceX. Anija vepron si një taksi hapësinore dhe do të përdoret për të dërguar deri në shtatë astronautë në stacionin ndërkombëtar hapësinor, dhe në Marsi nëse realizohen planet e CEOs së SpaceX, Elon Musk.
Dragon V2 do të shkojë në hapësirë në një raketë SpaceX, por pastaj mund të ulet pothuajse kudo në planet. Ajo mund të ulet me saktësinë e një helikopteri para se të rifurnizohet për një tjetër udhëtim. Kjo e dallon nga mjetet e tjera me ekuipazh si Soyuz i Rusisë, e cila mbështetet në një parashutë për t’u ulur. “Ju vetëm mund të rifurnizoheni dhe të niseni përsëri”, thotë Musk. “Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për revolucionarizimin e qasjes në hapësirë, sepse për sa kohë që ne të vazhdojmë të lëshojmë raketa dhe anije, ne kurrë nuk do të kemi me të vërtetë qasje në hapësirë”. /bota.al