Kulture

Tani buzëqeshja e Mona Lizës është nanometrike

Shkencëtarët nga Insituti Teknologjik i Kalifornisë “pikturuan” portretin e famshëm duke përdorur një teknikë të quajtur “origami e ADN-së” me të cilën mund të programosh vargje të ADN-së për të krijuar forma specifike. Bëhet fjalë për rikrijimin më të vogël në botë të portretit më të famshëm të Leonardo da Vinçit dhe është struktura e sheshtë e ADN-së më e madhe e ndërtuar ndonjëherë në botë. Është e gjerë 700 nanometër ose  0.000028 inç. Në vitin 2016 një grup nga Caltech rikrijoi “Nata me yje” të Van Gogut me ADN-në duke përdorur një metodë të shpikur në vitin 2006 nga Paul Rothemund, inxhinier i Caltech-ut. Pëlhurat e origamisë janë bërë nga vargje të zgjatura ADN-je dhe nga vargje të tjera më të shkurtra që lidhen me pjesët e tjera të strukturës. E kanë quajtur Nano Liza dhe është një demostrim i konceptit të një teknike që mund të kontribuojë në ndërtimin e materialeve të programueshme dhe inteligjente dhe të nanoteknologjisë më të avancuar. Teknika mund të përdoret për të krijuar pëlhura ADN-je më të mëdha që mund të përfaqësojnë çdo imazh. Në këtë rast e madhe nuk është edhe aq meqë po flasim për nanoteknologji. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button