Sport

“Tani dua finalen e Kievit”

“Besonim vërtetë, i përqafova të gjithë në dhomën e zhveshjes. Sot kemi marrë shpërblimin e duhur për një punë të shkëlqyer”. Pas sfidës në Olimpico kundër Barcelonës, trajneri i Romës Eusebio Di Francesco shikon për të ardhmen dhe nuk vendos limite. “Sepse ne nuk duhet të besojmë në finale – thotë ai për Mediaset Premium – nuk duhet të jemi të kënaqur, ne jemi në gjysmëfinale dhe duhet të besojmë se do të shkojmë në Kiev. Kemi bërë një punë të madhe, por gjithmonë duhet të synojmë diçka më shumë. Tani le të mendojmë për derbin”.

”Ky sistem i ri i lojës – shton Di Francesco – na ka bërë mirë, por është filozofia që unë kam futur në kokat e këtyre lojtarëve që më bën krenar, sepse duhet të përmirësohemi brenda në kokë, para se të përmirësohemi në këmbët”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button