Ka një lajm të mirë për gjithë shkencëtarët e botës! Filozofitë Spirituale Lindore janë të lidhëshme me shkencën moderne, dhe jo vetëm kaq, ato mund të ndihmojnë Shkencën dhe Shpirtin që të lidhen në mënyra, të cilat nuk janë menduar asnjëherë të mundshme. Ja një prej Spiritualizmave më të vjetër lindorë, që bazohen në konceptin e Taos. Sigurisht, Tao e vërtetë nuk mund të përshkruhet asnjëherë, sepse Tao e përjetshme është e papërcaktueshme. Tao, si përshruhet në këtë besim, është “forca” e pafundme, që rrjedh nëpër dhe përreth të gjithë gjërave. Eshtë ajo që shumë fe të tjera e përshkruajnë si “Zoti”. Shiheni këtë video!
Taoizmi nuk është as edhe fe, por më shumë një mënyrë jetese. Përmes kultivimit spiritual dhe njohjes së vetvetes, mund të mësosh zotërimin e trupit tënd dhe realitetit fizik, si dhe të bëhesh një me Taon, në mënyrën tënde personale. Për ata që nuk besojnë se kjo mund të jetë shkencore, hidhini një sy këtyre fjalëve të Max Planckut, personi që u bë i famshëm sepse zbuloi atë që fizikanët në gjithë botnë e përdorin e që quhet Shkalla Planck. Ai shkruan:
“E gjithë materia e ka origjinën dhe ekziston prej një force, e cila bën grimcën e një atomi të vibrojë dhe mban bashkë të bashkuar këtë sistem diellor në miniaturë të atomit. Ne duhet të supozojmë se prapa kësaj force është ekzistenca e një mendje të ndërgjegjshme dhe inteligjente. Kjo mendje është matrica e të gjithë materies”.
Kjo forcë që ai përshkruan është e famshmja Tao. Sigurisht, Tao është vetëm një emër, ashtu si është edhe fjala Forcë. Duke kombinuar kuptimin tonë modern për këto fjalë dhe pranuar lidhjen e qenësishme si dhe modelin mes sistemeve të ideologjive dhe besimeve, ne mund të mbërrijmë në një kuptim shumë më të unifikuar të jetës. / www.bota.al