Magazine

Të dënuar të gabojmë

Disa studime të kohëve të fundit, tregojnë se truri nuk arrin të mësuar nga përvoja e kaluar, duke në dënuar kësisoj të rijetojë gabimet tona

Screen Shot 2016-03-07 at 11.21.56

Nga Olga Khazan

Nëse ka ndonjë gjë që të mërzit më shumë sesa shpërdorimi i paravenë mënyrë të kotë, ajo është përsëritja e gabimeve. “U ktheva për të ngrënë drekë në të njëjtin restorant, ndonëse herën e fundit nuk e shijova aspak ushqimin”- shkruante një drekues i pafat, sallata e të cilit në një restorant në Bunbury, Australi, erdhi e përmbytur në salcë.

Një tjetër djalë e gjeti Kapelën Sikstinë në Romë më pas impresionuese nga sa e priste. “Sigurisht unë mund të shikoja madhështinë e gjykimit të fundit, por jo për kohë të gjatë teksa në mënyrë të pashmangshme nevojitej që dikush të më shkundte” – u shpeh ai për vizitën e tij të parë, duke shtuar se ai më vonë u rikthye (pse?), kur miqtë ishin në qytet.

Pra, ne duket se mësojmë pak nga zgjedhjet e kaluara, të mira apo të keqija qofshin. Në një seri eksperimentesh të botuar në ‘Journal of Consumer Psychology”, Keli Hous, profesore e marketingut në Universitetin Vanderbilt, u kërkoi disa pjesëmarrësve të kujtojnë kohën kur ata ishin në gjendje të kontrollonin tundimin e tyre për të blerë në mënyre impulsive, dhe kohërat kur nuk qenë në gjendje ta frenonin këtë dëshirë.

Brenda secilit grup, disave iu kërkua për të kujtuar 2 raste dhe të tjerëve 10, me idenë se është më e vështirë për të kujtuar shumë ngjarje, sesa vetëm dy. Ajo pastaj i pyeti se sa në borxh do

të ishim gatshëm të hynin në kartën e kreditit për të blerë një artikull të lakmuar. Çuditërisht, ndër pjesëmarrësve që iu kërkua të kujtojnë sukseset e kaluara, ata që kujtonin më shumë shembuj qenë të gatshëm të merrnin rreth 21 përqind më shumë borxh në kartën e kreditit, se ata që kujtonin më pak.

Ndoshta, spekulon Hous, ata u përpoqëen t’i kujtojnë të dhjeta dhe më pas vunë në pikëpyetje vetë-kontrollin e tyre. Ata mendojnë:”Po të isha i suksesshëm, do të qe më e lehtë për mua t’i kujtoja ato”- thotë ajo. Por pjesëmarrësit të cilët mbajnë mend herët kur kishin dështuar në frenimin e atyre të shpenzimeve – pavarësisht se sa raste ata kujtonin- grumbullonin po aq borxhe sa dhe ata që kishin patur 10 suksese.

Fakti që ata kishin humbur paratë në të shkuarën, kishte pasur pak ndikim në vullnetin e tyre për të bërë sërish të njëjtën gjë. Duke e parë veten si një dështak, shpjegon Hous, mund të bini moralisht shumë poshtë.”Dhe kur gjendemi përtokë, ne priremi të shesim mend”-  shton ajo. Proverbi i zakonshëm që synon të ndalojë përsëritjen e gabimeve është fraza “thjesht merre shtruar!”- ndonëse nuk mund t’iu ndihmojë shumë.

Pasi bën një gabim, truri ynë zakonisht mund të ngadalësojë procesin e vendim-marrjes, kur shfaqet një problem i ngjashëm herës tjetër, përmes një dukurie të njohur si “ngadalësimi post-gabim”. Megjithatë, kjo nuk do të ndikonte gjithmonë në marrjen më të saktë të vendimit tjetër. Kjo për shkak se truri ynë mbështetet herën e dytë në prova të varfra cilësisht në mjedisin rrethues, thotë Ruzbeh Kiani, asistent profesor në Qendrën  për Shkencën Nevrore në Universitetin e Nju Jorkut. Braden Parsel, një shkencëtar në laborator e Kianit, kohët e fundit e vëzhgoi këtë model në një studim, në të cilën ai monitoroi aktivitetin e trurit tek njerëzit dhe majmunët që bënin të njëjtat gabime gjatë një lojë kompjuterike.

Pjesëmarrësit në studim panë një koleksion pikash lëvizëse në një ekran, dhe pastaj përdoren sytë e tyre për të treguar drejtimin në të cilin ata mendonin se po shkonte shumica e pikave. Si njerëzve ashtu edhe majmunëve iu desh më shumë kohë për të marrë vendimet e ardhshme, pas një përgjigje të gabuar, me efekt më të theksuar tek zgjedhjet e vështira sesa ato më të lehta. Ngadalësia s’mundi t’i bëjë të jenë më të drejtë, çka sugjeron se subjektet qenë vazhdimisht duke përdorur informacionin e dobët para se të vendosnin.

Arsyeja e mbështetjes tek informacioni i gabuar mund të jetë se “truri përpiqet të kuptojë pse ka ndodhur ky gabim”-tha Kiani. Ajo përpiqet të kuptoj se, pse ndodhi ky gabim? A ka të bëjë kjo me ndryshimin e botës? A ka diçka të gabuar tek unë mua? “Reagime negative shkaktojnë një mori llogaritjesh”- shprehet Kiani, çka e heq mendjen nga vendimi në fjalë.

Në studim, kjo nuk ndodhi:subjektet pritën vetëm pak para se sa ta përsërisnin sërish detyrën. Kjo pauzë i dha trurit të tyre ‘një shans për të marrë veten ngareagimet negative. Me fjalë të tjera, nëse ju jeni duke luajtur basketboll, dhe nuk shënoni shumë kosha, mund të jetë më mirë ta provoni përsëri një ditë tjetër.

Në vitin 2008, kërkuesit në Universitetin McMaster në Ontario të Kanadasë, zbuluan një problem të ngjashëm me fenomenin e “në majë të gjuhës”. “Mund të jetë tepër frustruese –

ju e dini fjalën, por ju thjesht s’mund ta shqiptoni dot atë”- u shpreh asokohe studiuesi Karin Hafris për ‘LiveScience’. “Dhe pasi e kujtoni fjalën dhe e thoni, është një lehtësim i tillë sa që s’mund ta imagjinoni kurrë se do ta harroni atë përsëri. Por më pas, kjo ju ndodh prapë”.

Arsyeja? Koha që keni shpenzuar duke kërkuar për atë fjalë përforcon “shtegun e gabimit” në tru, duke e zhytur në thelb veten edhe më tej në një brazdë të gabuar. Herën tjetër që do të kërkoni fjalën e pakapshme, truri juaj në mënyrë refleksive do t’iu nxjerrë huq. Ka gjithashtu dëshmi, se truri ynë është i çuditshëm duke i kushtuar vëmendje gjerave që dikur ishin të dobishme, edhe në qoftë se sot ato nuk janë më të tilla.

Në një studim të vogël të publikuar kohët e fundit në revistën ‘Current Biology’, neuroshkencëtarët e Universitetit Johns Hopkins, i kërkuan 20 njerëzve të gjenin objektet me ngjyrë të kuqe e të gjelbër, midis formave në një ekran kompjuteri. Ata do të paguheshin 1.5 dollarë për çdo objekt të kuq dhe 25 cent për çdo objekt të gjelbër. Ditën tjetër, studiuesit i kërkuan të bëjnë të njëjtën gjë, por këtë herë u thanë se nuk do të shpërbleheheshin për gjetjen e asnjërës prej dy ngjyrave.

Megjithatë, sërish pjesëmarrësit gjetën më shumë objektet me ngjyrë të kuqe sesa të gjelbër. Rezultatet treguan “ne nuk jemi të vetëdijshëm mbi atë që jemi duke i kushtuar vëmendje”-tha Suzan Kërtni, neuroshkencëtare konjitive në Universitetin Johns Hopkins dhe bashkë-autore e studimit. “Nuk ka asgjë në thelb të dobishme në lidhje me këto ngjyra, është vetëm përvoja e tyre një ditë më pare, për një orë”.

Për Kërtnin, studimi ndihmoi në shpjegimin se pse është kaq e vështirë të largosh zakonet e këqija apo të qëndrosh në dietë. “Kur vështrimi im kthehet ndaj petullave të ëmbla në zyrën e postës, kjo më bën të mendoj se do të jetë t’i shijoja ato. Kjo e bën të vështirë për të rezistuar”- thotë ajo. Njerëzit ishin veçanërisht të hutuar nga forma e kuqe, kur ata kishin nivele të larta të kënaqësisë së shkaktuar nga dopamina në trurin e tyre.

Në këtë rast strategjia më e mirë është t’i kujtosh vetes pasojat afatgjata të ngrënies së petullave, negativitet i të cilës mund të reduktimi i dopaminës. Hous bie dakord, se në bazë të gjetjeve të saj, në rast se ju doni të shmangni përsëritjen e historisë, është më mirë të mos përpiqemi të nxjerrim mësime prej saj. Në vend të kësaj, mendoni për të ardhmen dhe atë që mund të arrini, nëse arrini të shmangni kurthet.

“The Atlantic” – Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button