Sport

Të dhëna mbi Botërorin e futbollit

Sjell shumë spektatorë në mbarë botën dhe historia e tij ka qenë jo pak pjesë e anekdotave të ndryshme që nga fakti kur zëvendëspresidenti i FIFA-s, italiani Ottorino Barassi vendosi gjatë luftës së Dytë Botërore ta merrte trofeun në fshehtësi dhe e fshehu në një kuti këpucësh poshtë krevatit në mënyrë që ushtarët nazistë të mos e gjenin, deri tek momenti kur trofeu u vodh gjatë një shfaqjeje publike në Westminster Central Hall në vitin 1966. Pavarsisht se hajdutët kërkuan një shpërblim prej 17 000 eurosh, forcat e sigurisë u mobilizuan për t’i gjetur dhe për ta rimarrë trofeun. Kurioze është gjetja e saj në jug të Anglisë nga një qen me emrin Pickels që sipas gojëdhënës mori një çmim për tërë jetën, ushqim për qentë. Përsa i përket trofeut ka qenë në disa dizenjo të ndryshme përgjatë historisë. Skulptori Silvio Gazzaniga prezantoi dizenjon përfundimtare të Kupës së Botës. Më vonë artisti do të dizenjonte Kupën e Uefas dhe Superkupën e Uefas. Kupa e Botës është prej ari prej 18 karatësh me një vlerë prej 5 kilogramësh. Emrat e ekipeve fituese janë të gdhendur në pjesën e poshtme dhe nuk do të ketë më hapsirë për të shkruar pas Kupës së Botës 2038. Si rregull Kupa mbahet nga ekipi fitues deri në ndeshjen e fundit të turneut të ardhshëm, megjithatë nuk praktikohet. Në këmbim ekipi fitues merr një kupë tjetër prej bronxi. Origjinalja ndodhet në Muzeun e Futbollit Botëror të Fifas në Zyrih dhe del prej andej kur bën xhiron e fituesit të Kupës Botërore të Fifas si dhe në shorteun përfundimtar të Kupës së Botës në fushë dhe në finalen e Kupës së Botës.

Turneu i parë. Turneu i parë u organizua në 1930 nga Fifa, fitues ishte Uruguaji. Goli i parë i shënuar në historinë e botërorëve në finalen e Kupës së Botës ishte kundër Argjentinës në Montevideo, Uruguaji në 30 korrik 1930. Turneu u organizua çdo 4 vjet duke filluar që prej atij momenti me përjashtim të Luftës së Dytë Botërore.

 

Trofe të ndryshme

Trofeu i dhënë në 1930 dhe 1970 u quajt Trofeu i Jues Rimet, quajtur kështu nga francezi që e propozoi turneun. Kjo Kupë iu dha përgjithmonë fituesit të tri herë kampion bote, Brazilit (1958 / 1962/ 1970). Në vitin 1970 një trofe i ri i Kupës së Botës së Fifas zuri vendin me një dizenjo të ri. Që atëherë shumë sporte kanë organizuar turne të Kupës së Botës.

 

Numrat. 3200 milionë njerëz ndoqën Kupën e Botës në 2014. Brazili mban më shumë tituj të kësaj Kupe, ka fituar në 5 raste, Italia dhe Gjermania i afrohen me 4 secila.

Golshënuesi më i vjetër. Golshënuesi më i madh në Kupën e Botës ka qenë Roger Milla. Në turneun e 1994 ishte 42 vjeç kur shënoi një gol për Kamerunin kundër Rusisë në Botërorin e Amerikës.

 

Golshënuesi më mirë. Ish futbollisti gjerman Miroslav Josef Klose është golshënuesi me më shumë gola në historinë e Kupës së Botës pasi theu rekordin e brazilianit Ronaldo në botërorin e 2014 në Brazil. Rekordi i tij është me 16 gola, Klose ka shënuar 71 gola me kombëtaren gjermane, aktualisht është trajner.

Kur u zhduk Kupa e Botës? Kupa e Botës u zhduk përgjatë 7 ditëve në vitin 1966 kur u vodh para turneut. Qeni i quajtur Pickles ishte ai që e gjeti dhe iu dha si çmim ushqim për tërë jetën.

 

Gola rekord për ndeshje. Loja me më shumë gola për ndeshje në Kupën e Botës ishte ajo e vitit 1954 kur Austria mundi Zvicrën me rezulatin 7- 5. Lojtari me më shumë gola brenda një ndeshje ishte Oleg Salenko i Rusisë që shënoi kundër Kamerunit në 1994. Përsa i përket humbjeve, Meksika mban numrin e humbjeve më të mëdha në Kupën e Botës, 25 edhe pse ka 14 fitore dhe 14 barazime.

 

Topi i artë. Çmimi, Golden Ball i jepet lojtarit më të shquar në fazën finale të Kupës së Botës që e jep një studio teknike e Fifas. Në vitet e fundit lojtarët meshkuj për 2014 ishte Lionel Mesi dhe për femra, 2015 Carli Lloyd i Amerikës.

 

Këpuca e artë (Golden Boot) është një trofe dhënë nga mediat sportive, European Sports Media që i japin çmim golshënuesit më të mirë. Në turneun e fundit fitues për meshkuj ishin 2014 James Rodriguez Kolumbi, për femra 2015 Celia Sasic Gjermani.

 

Doreza e artë. Edhe portierët kanë elementin e tyre të artë, atë të Golden Glove. Çmimi i jepet portierit më të mirë të turneut. Në turneu e fundit fituesit për 2014 ishte Manuel Neuer i Gjermanisë dhe për femra 2015 Hope Solo e Amerikës.

 

Si zgjidhet fanela e kombëtares në Botëror. Uniformat e ekipit të futbollit zgjidhen duke përdorur ngjyrat e kombëtareve të vendeve përkatëse. Disa përdorin ngjyrat e flamurit, të tjerë ngjyra që kanë domethënie historike, politike dhe gjeografike.

 

Marka dhe fanela. Falë suksesit të ekipeve në Kupën e Botës nuk është e habitshme që markat të interesohen për të qenë prezente në një numër të madh ekipesh, kështu janë shitur 3 milionë fanela të Gjermanisë pas Botërorit të 2014 kur doli kampione bote. Adidas, Puma, Nike janë markat sportive më prezente, por edhe Hummel, Umbro, Errea edhe New Balance.

 

Janë shtuar ekipet pjesëmarrrëse. Këshilli i Fifas vendosi në 10 janar 2017 të zgjeronte turneun mashkullor të Kupës së Botës duke e shtuar numrin e ekipeve nga 32 në 48. Propozimi i shtimit të pjesëmarrësve u prezantua në këshill dhe u ratifikua më kongresin e 67-të të Fifas në 11 maj 2017.

 

Kupa e Botës 2026. Në 13 qershor 2018 erdhi njoftimi se Kanadaja, Meksika dhe Amerika fituan të drejtën për të qenë qendra të organizimit të Kupës së Botës në vitin 2026. Do të jetë hera e parë që Kupa e Botës ndahet në 3 vende organizatore me një organigramë pjesëmarrësish prej 48 ekipe nga 32.

Leave a Reply

Back to top button