Kinema & TV

Të famshmit që humbën jetën në vitin 2017, u bashkuan në një poster që të kujton Beatles

2017-a mori Roger Moore, Adam West, Chuck Berry ose Jerry Lewis. Këta janë një nga 55 personat e famshëm që pozojnë në këtë poster.  Është një version ikonë e diskut të Beatles “Pepper’s Lonely Hearts Club Band”. Vitin e kaluar qarkulloi një montazh i ngjashëm me të famshmit që kishin vdekur në vitin 2016. Si posteri i vitit 2016 ashtu edhe i këtij viti u krijua nga Chris Barker, një dizenjues grafik londinez. “Do të ishte e tmerrshme të krahasonim nivelin e popullaritetit të të famshmëve të çdo viti, por është e pamohueshme që vitin e kaluar humbëm shumë persona që ndryshuan botën. Viti 2017 nuk mund të krahasohet me të,” – thotë Barker. “Nuk është shumë elegante të krahasosh famën e tyre. Shumë njerëz thonë se këta të këtij viti janë të serisë B, diçka që unë nuk do ta thoja,” – shprehet Barker.  Në fillim nuk doja ta bëja posterin e 2017, por më pas ndryshova mendje sepse kisha frikë se mos e realizonte dikush tjetër. Doja të tregoja një histori tjetër.” Të famshmit e tij pozojnë të zhytyr në ujë deri në gju dhe një erë që fryn në sfond. “Dua që njerëzit të mendojnë për katastrofat e këtij viti dhe për ndryshimet klimaterike. Kam futur një kapele të Trumpit, një Oskar që mbytet për shkak të çështjes Weinstein, hotelin ku u krye vrasja e Las Vegasit dhe kulla që digjej në Mbretërinë e Bashkuar dhe që noton mbi ujë Brexit. “Imazhet e këtij viti nuk kanë tërhequr vëmendje si ato të vitit të kaluar. Më thonë se kam harruar edhe Charles Bradley. Disa thonë se e kam publikuar shumë shpejt. U them duke ironizuar: Jo, asnjë s’do të vdesë.”  Barker vitin e kalaur elaboroi një legjendë që ishte e lehtë për të identifikuar personazhet, por këtë vit Barker na jep një listë. Pjesa më e madhe janë aktorë anglezë ose amerikanë.

Robert Miles (DJ), William Christopher (actor amerikan i MASH), Gord Doënie (këngëtar kanadez), Ugo Ehiogu (futbollist anglez), Erin Moran (aktore e Ditë të lumtura dhe Pushime në det), Robert Hardy (aktor británik që interpretoi  Cornelius Fudge në Harry Potter), Mary Tyler Moore (aktore amerikane), Robert Guillaume (aktor amerikan i Benson), Bill Paxton (actor amerikan  i Titanikut dhe Terminator), Geoffrey Bayldon (aktor británik), John Surtees (pilot británik, i vetmi që fitoi botërorin e formula 1 të motociklizmit), Fats Domino (këngëtare dhe pianiste), Sam Shepard (dramaturg, Pulitzer në 1979), Graham Taylor (trajner), Neil Fingleton (basketbollist anglez që interpreton Mag në Games of Thrones), William G Stewart (presantues britanik), Al Jarreau (këngëtar amerikan xhazi), Deborah Watling (aktore británike, Victoria e Doctor Who në 1960), Don Rickles (komik, intérpreton në Casino dhe zëri i Mr. Potato në Toy Story), Trevor Martin (aktor británik), Michael Nyqvist (actor suedez, protagonist i Millenium), Peter Sarstedt (këngëtar britanik), Barry Norman (kritik kinematográfik británik), George A. Romero (regjisor), Miguel Ferrer (aktor, RoboCop dhe NCSI: Los Ángeles), Richard Hatch (aktor, Battlestar Galactica), Jake LaMotta (boksier), Anita Pallenberg (modele dhe aktore italiane e njohur si la Rolling Stone femenina), Gorden Kaye (aktor británik, protagonist i Allo, Allo!), Carol Lee Scott (aktore británike), Tara Palmer-Tomkinson, Bruce Forsyth (presantues), Chester Bennington…. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button