Shendeti

Të hash placentën pasi ke lindur. Rreziqet e kësaj tendence të re

Yjet e Hollivudit si motrat Kim dhe Kourtney Kardashian dhe aktorja Nikki Reed e kanë publikuar këtë lloj praktike në rrjetet sociale. Të gjitha këto e kanë transformuar plaçentën në pilula dhe janë ato që e udhëheqin këtë lloj tendence. Nga ana tjetër specialistët flasin për problemet e shëndetit që mund të sjellë ky zakon i ri kaq popullor në Hollivud. Sipas tyre nuk ka asnjë evidencë shkencore mbi benefitet e placentofagisë, ngrënia e placentës ashtu siç është, e gatuar ose në formën e pilulave. Plaçenta është organi i parë që formohet, është një shtresë sfungjerore e ngjitur pas mureve të mitrës dhe lejon shkëmbimin e oksigjenit dhe të substancave ushqyese mes nënës dhe fëmijës. Vepron si një filtër për të thithur dhe mbrojtur fetusin nga toksinat dhe ndotjet, peshon 0.45 kg. Sipas Daniel Benyshek, profesor i antropologjisë në Universitetin e Nevadës referencat e para të kësaj plaçentofagie u publikuan në vitet 60 në USA mes praktikave të tjera si lindje në shtëpi etj. Ai shprehet se kjo praktikë ka marrë popullaritet këto 10 vitet e fundit, kanë arritur aty sa të ketë receta se si ta përgatisin në guzhinë. Ka raste si ai i një bebeje në Oregon që u prek nga një infeksion nga streptokoku, pasi e ëma kishte pirë pilulat e famshme. Infeksioni kishte kaluar nga nëna tek fëmija përmes qumështit të gjirit. Problemi për të cilin flasin specialistët është mosnjohja e kësaj teme të re nga ana e mjekëve dhe nënave, si dhe mungesa e hulumtimeve se si ruhet dhe si përgatitet.

Disa mite që duhen përgënjeshtruar:

Nuk është burim hekuri. Studim i kryer nga Journal of Midwifery Women’s Health, ku u studiuan rastet e 23 grave shtatzana. Nuk ndihmon në depresionin postpartum. Ky është motivi kryesor se pse shumica e konsumojnë, megjithatë sipas kërkuesve të studimit nga Universiteti i Nevadës treguan se këto pilula përmirësonin gjendjen shpirtërore, lodhjen dhe nivelet hormonale. Nuk mund të jetë e sigurt. Nëse nuk filtrohet me kujdes nga mbetjet, përveç përbërësve mund të marrësh edhe infeksione.

Leave a Reply

Back to top button