Sport

A do të luajë? Kristiano Ronaldo i jep fund dilemës

ronaldoKristiano Ronaldo do të jetë në fushë në sfidën ndaj Gjermanisë. Lajmin e ka dhënë vetë fituesi i “Topit të artë”. Ronaldo ka deklaruar për mediat spanjolle se forma e tij është shumë e mirë. “Jam në formën time më të mirë. Do të luaj ndaj Gjermanisë. Mbrëmë u stërvita me një fasho akulli në gjurin e majtë, më shumë për të mbrojtur këmbën. Janë gjëra normale për një futbollist, sidomos kur ka luajtur shumë ndeshje”, – ka thënë Ronaldo për televizionin publik spanjoll. Kjo deklaratë e fituesit të “Topit të artë” i ka dhënë fund ankthit që zgjaste prej më shumë se 24 orësh në kampin portugez, por dhe në zemrat e të gjithë sportdashësve, të cilët duan të shijojnë magjitë që ylli portugez dhuron në fushën e gjelbër.

Shqetësimi për gjendjen e Ronaldos lindi mbrëmjen e së hënës, kur 29-vjeçari braktisi stërvitjen me përfaqësuesen portugeze 15 minuta pas fillimit dhe për më tepër me lot në sy. Paçka atij episodi, edhe mjekët kanë siguruar se gjendja fizike e kampionit të Europës është nga më të mirat. Ronaldo më herët ka vuajtur nga një problem në nyjet lidhëse mes tendinës dhe gjurit të këmbës së majtë, por që fatmirësisht duket se është rikuperuar.

Leave a Reply

Back to top button