Shkence

Teletransporti kuantik, jemi në prag të një revolucioni

screen-shot-2016-09-23-at-15-28-05Interneti ndodhet përpara një prag revolucioni fale një teknologjie të re që shfrytëzon fibrat optike urbane. Eksperimentet në këtë drejtim kanë dalë nga muret e laboratorit dhe janë provuar në dy vende të ndryshme, nga Universiteti i Shanghai-t dhe Ëolfgang Tittel të Universitetit të Calgari-t.

Sistemi i ri është në gjendje të dërgojë mesazhe të kriptuara, të pamundura që të deshifrohen, falë ligjeve që menaxhojnë botën kuantike që në të afërmen mund të shfrytëzohen edhe për të prodhuar aq të dëshiruarit kompjuterë kuantike. Teletransporti kuantik prej kohesh është vënë në qendër të vëmendjes se shkencëtarëve pasi do të mund të zgjidhe probleme të sigurisë kombëtare, të sistemeve bankare, ushtarake dhe të privatësisë se vetë qytetareve. Këto kërkime kanë vite qeë kanë filluar, por tani për herë të parë të dhënat janë transferuar me sukses për disa dhjetëra kilometra duke shfrytëzuar infrastrukturën ekzistuese të qytetëve.

Leave a Reply

Back to top button