Sport

“Tërmet” në FIFA. Zyrtarët më të lartë arrestohen në orët e para të mëngjesit, në hotelin luksoz në Zyrih

KORRUPSION, RICIKLIM, MASHTRIM. Kërkesa e ardhur nga Departamenti i Shtetit i SHBA, pas hetimeve të FBI. Operacioni është kryer në mëngjesin e sotëm, pa zbardhur dita, në hotelin luksoz Baur au Lac, me pamje nga Alpet dhe liqeni i Zyrihut. Blatteri, vetëm i hetuar

Screen Shot 2015-05-27 at 09.16.14

Në Zvicër janë arrestuar 6 funksionarë të lartë të FIFA-s, me kërkesë të Departamentit të Shtetit të SHBA. Në shënjestër të hetuesve kanë qenë 20 vitet e fundit të menaxhimit të organit qeverisës të FIFA-s, duke iu referuar në mënyrë të veçantë garave për dhënien e kampionateve botërorë të vitit 2018 dhe 2022 (respektivisht Rusisë dhe Katarit), ashtu sikurse dhe marrëveshjet për marketingun dhe të drejtat televizive.

Operacioni është kryer në mëngjesin e sotëm, pa zbardhur dita, në hotelin luksoz Baur au Lac, me pamje nga Alpet dhe liqeni i Zyrihut, ku sot drejtuesit e FIFA-s do të takohen për kongresin e përvitshëm me presidentin Sep Blatter, i cili duhet të përballet në sfidën për rizgjedhjen e tij (nëse fiton do të ishte mandati i pestë), me princin jordanez, Ali bin Al Hussein.

Agjentët zviceranë, me veshje civile, kanë kërkuar çelësat e dhomave nga sporteli i Hotellit dhe kanë vazhduar me njëherë në katet respektivë për të kryer arrestimet. Askush nuk bëri rezistencë, ndërkohë që disa prej funksionarëve dolën nga hoteli pa pranga. Siç raportojnë mediat amerikane, Blatteri është nën hetim, por për momentin ai nuk është nën akuzë.

Operacioni i policisë ka vënë në shënjestër dhjetëra vetë, mes të cilëve komponentë të sotëm dhe të mëparshëm të komitetit ekzekutiv të FIFA-s. Mes tyre, siç bën të ditur e përditshmja amerikane New York Times, është edhe Jeffrey Webb, i Ishujve Kaiman, edhe ai zëvendës president dhe deri në vitin 2014, president i Conmebol, shoqata e futbollit amerikano-jugore; Jack Warner, i Trinidad Tobagos, ish pjesëtar i komitetit dhe president i Concacaf mes viteve 1990 dhe 2011, konfederatës që qeveris futbollin në Amerikën qendrore dhe jugore dhe në Karaibe. Eduardo Lisë, të Kosta Rikës, i është lejuar që të dalë nga një derë anësore e hotelit dhe ai është parë të dalë me bagazhe, shumë prej tyre me logo të FIFA-s.

Detajet e operacionit do të bëhen të ditur në orët e ardhshme, gjatë një konference për shtyp që do të mbajë në Neë York prokurorja e përgjithshme e SHBA, Loretta Lynch dhe kreu i FBI, James Comey.

Një përshpejtim hetimeve u ka dhënë vendimi i ish prokurorit, Michael Garcia, i cili mori distancë nga FIFA pasi ishte ftuar nga organizata që të kryente një hetim të brendshëm. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button