Sport

The Guardian/ “Historia e Shqipërisë në futbollin europian: Mjekrat dhe sjellja e keqe në Ballkan

Screen Shot 2015-10-16 at 09.11.03

Mediat ndërkombëtare vazhdojnë t’i bëjnë jehonë kualifikimit historik të Shqipërisë në Kampionatin Europian të Futbollit “Euro 2016” në Francë. Sot prestigjozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull të gjatë, ku evokon përvojën e klubeve shqiptare në futbollin europian.

“Historia e Shqipërisë në futbollin europian: Mjekrat dhe sjellja e keqe në Ballkan”. Ky është titulli i artikullit të shkruar nga Craig Mc Cracken. Gazetari risjellë në vëmendje ngjarjet e kohës së komunizmit, kur ekipet shqiptare luanin në Kupën e Europës. Shkrimi i tij është fokusuar në gjestet dhe veprimet e klubeve tona, të diktuara nga ideologjia e kohës.

Në nisje të artikullit flitet për incidentin e vitit 1979 kur  ekipi i Celtic nga Skocia udhëtonte drejt Shqipërisë për t’u ndeshur me Partizanin. Asokohe mbrojtësi i Celtic Danny Mc Grein u paragjykua shumë për shkak të mjekrës së tij, që në Shqipërinë komuniste konsiderohej si “shfaqje e huaj”. Po e tillë konsiderohej edhe kravata që mbanin shpesh veshur futbollistët e huaj kur vinin në Shqipëri.

Gazetari citon edhe ato që ka shkruar më pas ne librin e tij autobiografk Mc Grein. Ai ishte i gatshëm ta ruante mjekrën përpara se të nisej drejt Shqipërisë, nëse dicka e tillë do i kërkohej.

Sipas “The Guardian” ne vitin 1960 Shqipëria dhe Bashkimi Sovjetik ishin të vetmet vende që donin të përjashtonin veten e tyre nga kampionatet e UEFA-s. Shkrimi vazhdon më tej duke treguar me radhë të gjitha incidentet, si tërheqja  e ekipit të 17 Nëntorit nga Kupa e Europës në vitin 1966, tërheqja e Dinamos nga ndeshja kundër Eintracht Brunsëick, kampionëve të Gjermanisë Perëndimore, tërheqja e Vllaznisë pas barazimit me Rapidin e Vjenës në vitin 1972 etj.

Gazetari i përshkruan të gjitha këto ngjarje si të ndikuara nga fryma Marksiste-Leniniste e asaj kohe. Ndër incidentet e shumta përmendet edhe ai i vitit 1970, kur 17 Nëntori do të ndeshej me Ajaxin. Përpara nisjes për në Tiranë, pala shqiptare kishte njoftuar holandezët se ekipi nuk do të lejohej të futej në fushë nëse lojarët e Ajaxit kishin flokë më të gjatë se 1.5 inc apo nëse mbanin mjekra. Për këtë presidenti i Ajax, Jaap Van Praag, u ankua te UEFA dhe kërkoi dëbimin e shqiptarëve nga Kupa e Europës.

Duke analizuar sjelljen e keqe të Shqipërisë në raport me UEFA-n askohe, “The Guardian” thotë se futbolli shqiptar ka qenë thjesht një kull ruse, një kukull Marksiste-Leniniste. Problemet e Shqipërisë me UEFA-n morën fund vetëm pas vdekjes së Enver Hoxhës, në vitin 1985. Për gati cerek shekulli marrëdhëniet me qeverinë europiane të futbollit ishin të diktuara nga fryma politike e kohës, nga paranoja e regjimit komunist shkruan “The Guardian”. Shkrimi shoqërohet edhe me video nga kroninat e kohës të ndeshjes mes Partizanit dhe Celtic Glasgow.

*Marrë me shkurtime nga “The Guardian”/Lapsi.al/

Leave a Reply

Back to top button